LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët, rekord kërkesash për azil në Francë (Video)

Shqiptarët, rekord kërkesash për azil në Francë (Video)

Gjatë vitit 2017, në Francë u regjistruan 100 mijë aplikime për azil. Rezultati, i përshkruar si “historik” nga mediet e huaja, i detyrohet në mënyrë të veçantë rritjes së numrit të kërkesave nga Shqipëria dhe Afrika Perëndimore.

Drejtori i zyrës së shtypit të Shërbimit francez për Mbrojtjen e Refugjatëve, Pascal Bris thotë se numri i aplikimeve ka pasur vitin e kaluar një kapërcim me 17%.

Të dhënat, sipas tij tregojnë se Franca mbetet një prej vendeve të para të Europës, kur vjen fjala te dëshira për të kërkuar azil, ndërsa Gjermania vazhdon të kryesojë listën me gati 200 mijë pretendentë për këtë vit.


Një pjesë dërrmuese e atyre që synojnë qëndrimin në Francë janë nga Shqiperia, edhe pse vendi ynë është pjesë e listës së “shteteve të origjinës së sigurtë”.

Nga 7.630 aplikime nga persona të rritur, shteti francez ka mundur të kënaqë vetëm 6.5%. Afganistani vjen i dyti me 5.987, e pas tij renditen Haiti, Sudani e Guinea.

Shumë prej azilantëve që mbërritën në Francë vitin e kaluar ishin nga shtetet afrikano-perëndimore, sidomos Bregu i Fildishtë, Kongo dhe Algjeria, transmeton tch.

Koha mesatare e pritjes, pas depozitimit të kërkesës për azil, ishte ulur në 3 muaj, por pas një urdhri të presidentit Emmanuel Macron, siç sqaron Bris, sivjet do të tkurret edhe më shumë dhe përgjigjja mund të merret brenda më pak se 2 muajve.

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori