LAJMI I FUNDIT:

Nuk u pranua kërkesa për largimin e Atiqit nga pozita e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, asamblisti thotë se vështirë që mblidhen nënshkrimet

Nuk u pranua kërkesa për largimin e Atiqit nga pozita e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, asamblisti thotë se vështirë që mblidhen nënshkrimet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq

Komuna e Mitrovicës së Veriut nuk e ka pranuar kërkesën e qytetarëve për iniciativën e largimit të kryetarit, Erden Atiq. Kjo pasi sipas Kryesuesit të Kuvendit të kësaj komune, iniciuesit nuk kanë bërë kërkesën në bazë të Udhëzimit Administrativ të hartuar nga Ministria e Pushtetit Lokal.

Pasi në shtator u hartua një udhëzim administrativ për largimin e kryetarëve të komunave ndërmjet peticionit, të parët që përdorën atë ishin disa serbë për katër komunat veriore.

Por, deri më tani nuk kanë arritur synimin e tyre.


Kërkesa atyre u është refuzuar për largimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Kryesuesi i Kuvendit të kësaj komune Nedzad Ugljanin tregon se ku u bë gabimi në këtë iniciativë.

“Grupi iniciues nuk është bazuar në Udhëzimin administrativ dhe vet kërkesa është në mënyrë jo adekuate e shkruar sepse aty ka paqartësi. Të parin hap gabim që kanë bërë është që nuk kanë njoftuar kryesuesin për formimin e grupit iniciues”, tha Nedzad Ugljanin – Kryesues i Kuvendit, Mitrovicë e Veriut.

Komuna e Mitrovicës Veriore nuk e pranon si të bazuar kërkesën për shkarkim të kryetarit, Erden Atiq
Lexo po ashtu Komuna e Mitrovicës Veriore nuk e pranon si të bazuar kërkesën për shkarkim të kryetarit, Erden Atiq

Ugljanin pret që iniciativa të ndërmerret përsëri ndonëse, sipas tij gjithçka është politike, madje edhe gabimet në kërkesë.

Të hapur për fillimin e një procedure të tillë përsëri janë edhe asamblistët, ndonëse Betim Osmani beson se e kanë të vështirë të mblidhen nënshkrimet e nevojshme.

“Procedurat të gjithë e dimë si shkojnë, për më e i jep mundësi çfarëdo grupi me i përdorë edhe ata mundësitë e veta. Është procedurë e gjatë kjo, nëse ata munden me i mbledhë 5-6 mijë apo 10 mijë nënshkrime që me mbajt referendumin për ta shkarku kryetarin ne si asamble duhet të ia mundësojmë”, tha Betim Osmani – asamblist në Mitrovicën Veriore.

Për tri komunat tjera veriore, televizioni ka tentuar të marrë vesh nëse janë pranuar kërkesat apo jo, por nuk ka pasur konfirmime nga ana zyrtarëve komunalë./TV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori