LAJMI I FUNDIT:

Nuk tërhiqet Buja: Zgjedhjet të mbahen në pranverë (Video)

Nuk tërhiqet Buja: Zgjedhjet të mbahen në pranverë (Video)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukuri Buja ka thënë se pranvera është koha ideale që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

“Pranvera është koha ideale që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Për shkak të mos shpenzimit të buxhetit në masë të madhe, është mirë t’i bashkojmë të dy palë zgjedhjet në të njëjtën ditë, ato qendrore dhe lokale”, ka thënë Buja në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Deputeti Buja thotë se këto zgjedhje do të ishin zgjedhje me të rregullta sepse do të vraponim në të gjitha anët dhe jo vetëm për nivelin qendror.


Buja insiston që të prishet koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe që nga fillimi ky koalicion sipas tij ka qenë koalicion jo i drejtë.

Deputeti i PDK-së sot ka votuar kundër procedimit të projekt buxhetit të vitit 2017 për në Kuvend.

“Unë isha kundër, sepse insistova që ta procedojmë në Kuvend, por me rekomandime që të mos votohet në leximin e parë dhe me mos leximin e parë, atëherë projektligji i kthehet qeverisë në rishqyrtim”, ka thënë ai.

Projektbuxheti sipas Bujës është dashtë patjetër që t’i kthehet qeverisë në rishqyrtim, sepse ka shumë të meta dhe lëshime në këtë projektbuxhet.

“Projektbuxheti është 1 milirad e 725 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër është fryrje përmes huamarrjes dhe formave tjera, e që janë edhe letrat me vlerë. Pra është një rritje artificial e buxhetit dhe se ky buxhet është buxhet elektoral”, ka thënë ai./Tribuna/