Nuk do të prodhohen kartela të reja shëndetësore në Maqedoni?

Nuk ka më kartela shëndetësore elektronike për qytetarët pasi që firma që i ka përgatitur e ka ndërprerë punën e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të Nova Tv, firma ''Indicius'', firmë si motër e ''AKD'' nga Kroacia, që e fitoi tenderin për përpunimin e këtyre kartelave, i ka mbyllur dyert e saj. ''AKD'' nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Burime për këtë televizion thonë se ende nuk ka ndonjë firmë tjetër që do të merret me përpunimin e kartelave. Megjithëse deri tash, një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë kanë siguruar kartela të këtilla, nuk dihet se kush do t'i përgatitë kartelat e reja për femijët e porsalindur, apo ndonjë qytetari që ende nuk ka siguruar një të tillë. Tender të ri nuk ka ende./Telegrafi/







































