“Nuk do të ndodhë kurrë”, shefi i Bayernit konfirmon se nuk do ta blejnë kartonin e Nicolas Jackson

Presidenti nderi i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka lënë të kuptohet qartë se Nicolas Jackson nuk do të bëhet pjesë përfundimtare e kampionëve gjermanë pas përfundimit të huazimit në verën e ardhshme.
Jackson iu bashkua Bayernit ditën e fundit të afatit kalimtar, pasi klubi gjerman arriti marrëveshje me Chelsean për huazimin njëvjeçar të sulmuesit senegalez, me detyrim blerjeje për 56 milionë euro në vitin 2026.
Pasi humbi vendin e tij te Chelsea nën drejtimin e trajnerit të ri Enzo Maresca, Jackson u përfol gjatë gjithë verës për një largim nga “Stamford Bridge”, dhe në fund kalimi drejt Bundesligës u finalizua me sukses.
Megjithatë, përkundër pritshmërive se largimi nga Chelsea ishte përfundimtar, Hoeness ka zbuluar një klauzolë vendimtare në kontratë, e cila shumë gjasë nuk do të përmbushet, duke e bërë të pamundur transferimin e tij të plotë në Mynih.
“Lojtari dhe agjenti i tij kontribuan me 3 milionë euro, ndaj ne paguajmë vetëm 13.5 milionë për huazimin. Por kontratë përfundimtare? Absolutisht jo”.
“Ajo ndodh vetëm nëse ai luan 40 ndeshje si titullar dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë”, ka thënë Hoeness.
Deklarata e Hoeness vë në dyshim serioz të ardhmen e Jackson te Bayern dhe sinjalizon se klubi nuk ka ndërmend ta mbajë lojtarin pas përfundimit të sezonit./Telegrafi/



















































