Bashkia e Tiranës ka përgënjeshtruar njoftimet se rok bendi i njohur, “Bon Jovi”, do të mbajë koncert në kryeqytetin shqiptar.
Ditë më parë u përhap lajmi nga mediat shqiptare se rokerët amerikane do të performonin në Tiranë më 14 mars.
Mirëpo, burime të intv.al kanë bërë të ditur se diçka e tillë nuk është aspak e vërtetë dhe se emri i institucionit si organizator është përdorur pa asnjë të drejtë apo leje.
Pasi është kontrolluar edhe agjenda e grupit është vërejtur se grupi nuk është në një turne koncertesh.
Destinacioni i vetëm i planifikuar për ta është Nashville në Tennesee të Amerikës, ku do performojnë për tri ditë me radhë.