LAJMI I FUNDIT:

“Nuk pres të ketë marrëveshje të shpejtë”, “Kosova është ngufatur nga Asociacioni, kurthi më i madh që nga pavarësia”, gjithçka nga intervista me deputetin Abazi

“Nuk pres të ketë marrëveshje të shpejtë”, “Kosova është ngufatur nga Asociacioni, kurthi më i madh që nga pavarësia”, gjithçka nga intervista me deputetin Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa tha se nuk pret të arrihet marrëveshje e shpejtë.

Abazi në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se rikthimi i çështjes së Asociacionit është grackë në të cilën ka rënë ekipi negociues i Kosovës, por edhe BE-ja.

Sipas tij, Asociacioni dhe tensionet e krijuara herë pas here në veri po përdoren si hapësirë në të cilën manovron presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për të mos bërë reforma të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë në Serbi.


“Këto reforma janë obligim në procesin integrues evropian. Ai duke e problematizuar çështjen e Kosovës po kërkon hapësirë që të kalojë në procesin reformues me lehtësi pa i bërë presion”, deklaroi Abazi.

Sa i përket dialogut Abazi tha se ka dinamizim të këtij procesi, por se nuk pret të ketë marrëveshje të shpejtë me Serbinë pasi, siç tha, Kosova është e ngufatur nga çështja e Asociacionit dhe se kjo është padrejtësia më e madhe që i është bërë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Haki Abazi gjatë intervistës në emisionin ‘Përballje’ /Foto: Ridvan Slivova

“Nuk ma merr mendja që jemi duke shkuar shpejt drejt një marrëveshje finale. Por, ajo që po ndodh është një proces në vdekje klinike, që e ka konsumuar veten për më shumë se një dekadë, ka hyrë në një dinamikë tjetër. Plani evropian është një pikënisje e rinisjes dinamike të dialogut Kosovë-Serbi me një involvim të Gjermanisë, Francës dhe SHBA-së, edhe pse kjo e fundit ka qenë e involvuar edhe në të kaluarën, por brenda një formati të dialogut që nuk ka prodhuar shumë rezultate, pikërisht sepse SHBA-ja nuk ka qenë e involvuar direkt në dialog për të mos involvuar Rusinë në anën tjetër. Pas luftës në Ukrainë, gjërat kanë ndryshuar. Në përputhje gjithashtu me ndryshimet politike që kanë ndodhur në Kosovë, ka sjell deri të riformatimi dhe dinamizimi i dialogut”, tha ai.

“Besoj se ka dinamizim të dialogut, por nuk pres të ketë marrëveshje të shpejtë me Serbinë…”, tha ai.

Abazi: Heqja e ‘lakut’ të Asociacionit hap shumë dyer për procesin franko-gjerman dhe çështje të tjera
Lexo po ashtu Abazi: Heqja e ‘lakut’ të Asociacionit hap shumë dyer për procesin franko-gjerman dhe çështje të tjera

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Haki Abazi, gjatë intervistës dhënë për Telegrafin ka zbërthyer disa nga procese të cilat e presin Kosovën pas zgjidhjes së çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Abazi tha se heqja e ‘lakut’ të Asociacionit hap shumë dyer si për procesin franko-gjerman edhe për çështje tjera.

“Heqja e lakut të Asociacionit e hap derën për procesin franko-gjerman. E dyta është që diskutimi mbi Ballkanin është diskutim mbi sigurinë dhe ombrellën e sigurisë pas luftës në Ukrainë. Me këtë ne duhet të hapim derën për njohje të pesë vendeve, ose pajtueshmërinë e plotë që ato nuk do të bllokojnë në Integrimin Evropian”, ka thënë Abazi.

Haki Abazi gjatë intervistës në emisionin “Përballje”/ Foto: Ridvan Slivova

Sipas tij, nuk është vetëm fjala për njohje nga këto pesë shtete, por siç theksoi ai e rëndësishme është zhbllokimi që këto shtete të lëvizin dhe Kosova të bëhet pjesë e NATO-s, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, dhe dinamizimi i procesit integrues në BE, etj.

Por, deputeti i LVV-së shton se krejt kjo është e kotë nëse nuk ka pako të fuqishme financiare.

“Ne nuk jemi në proces të shtet-formimit të integrimit evropian pse kjo është vetëm dëshirë, ky është edhe interes dhe normalisht që kërkesat tona duhet të jenë konkrete, specifike me plan të përgatitur. Një prej kërkesave duhet të jetë transformimi i sektorit të energjisë që 100 për qind të kthehemi në energji të rinovueshme…Momentumi është që të dilet me një pako 10 miliardësh dhe me kërkesë ndaj BE-së për rinovimin e shtëpive, izolimin e shtëpive, vendosjen e paneleve solare, ndërrimin e teknologjisë, transport të Kosovës, subvencionimin e makinave nga motor me djegie tek ato me energji të rinovuar. Krejt këto mund jenë kërkesë e pakos. Me kërkesat tona, një marrëveshje prej së cilës fiton Serbia duhet të fitojmë dhe ne”, tha Abazi për Telegrafin.

Ai po ashtu foli edhe për problemin e objekteve fetare të komunitetit serbë në vend.

“Këtu është një problem, edhe pse unë jam në anën e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Problemi që është këtu, është që kjo marrëveshje, dhe ky zotim duhet të ketë një fazë të ardhshme e cila nuk lejon krijimin e një precedenti, i cili të gjitha vendimet e marra në kohën e Millosheviqit të mos kthehen e të bëhen të tilla…”, ka thënë Abazi.

Tutje shtoi se: “Qëllimi është që të krijohet një precedent, që mandej vendimet e Millosheviqit të bëhen të plotfuqishme në bazë të këtij precedenti qoftë këtu, qoftë në Gjykata Ndërkombëtare. Kjo realisht kërkon një formë tjetër të qasjesh, pikërisht për shkak të mos përdorimit të Kishës serbe si instrument i destabilizimit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori