LAJMI I FUNDIT:

Nuk po rinovon kontratën, Marseille do ta shes në janar Kamaran

Nuk po rinovon kontratën, Marseille do ta shes në janar Kamaran

Boubacar Kamara është njëri nga mesfushorët më të mirë në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Mesfushori i talentuar francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Olympique Marseille dhe nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me klubin aktual.


Duke parë se lojtari mund të largohet në verë si transferim i lirë, Marseille ka vendosur që ta shes atë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Calciomercato ka raportuar se presidenti i klubit francez, Pablo Longoria e ka nxjerr në shitje lojtarin.

Gjiganti francez synon që në afatin kalimtar të janarit të fitojë pesë milionë euro nga shitja e yllit të skuadrës.

Milan, Manchester United, Barcelona, Bayern Munich, Newcastle United dhe Arsenal janë skuadrat që kanë shprehur interesim për Kamaran. /Telegrafi/