Sulmuesi i Prishtinës, Jalen Blesa, vazhdon të tërheq vëmendjen e klubeve evropiane.

Ai deri më tani ka shënuar 7 gola dhe ka duruar 3 asistime për shokët e skuadrës, gjë që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.


Fillimisht ishte Oleksandriya që bën gara në elitën e futbollit ukrainas, që dërgoi dy oferta në drejtim të Prishtinës, por që të dyja janë refuzuar nga klubi bardhëekaltër.

402652229 952546919844641 3884884551461337459 n

Në ditët e fundit në garë është futur edhe Sheriff Tiraspoli, që po ashtu ka bërë ofertë për sulmuesin amerikan që ka edhe nënshtetësi spanjolle, shkruan Telegrafi.

Oferta e parë është refuzuar nga Prishtina, por klubi i njohur moldav pritet të bëjë sërish ofertë, pasi e do Blesan që në afatin kalimtar të janarit.

402201317 948653433567323 7439262489398024106 n

Sheriffi aktualisht është lider në Superligën e Moldavisë, ndërsa këtë sezon bën gara në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

telegrafi sport app