LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndalen komentet e Ramës ndaj organeve të drejtësisë: Në emër të anti-korrupsionit rrezikohet demokracia, shteti, ekonomia

Nuk ndalen komentet e Ramës ndaj organeve të drejtësisë: Në emër të anti-korrupsionit rrezikohet demokracia, shteti, ekonomia

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, nëse SPAK-u dhe GJKKO dështojnë të jenë të pavarur, duke garantuar njëkohësisht standardet demokratike ky do të ishte dështimi i madh i Shqipërisë.

“Që të jemi të qartë fare: Nëse SPAK-u dhe GJKKO dështojnë të jenë të pavarur, duke garantuar njëkohësisht standardet demokratike, ky nuk do të ishte thjesht dështimi ynë, i Partisë Socialiste dhe i imi personalisht, që i kemi hyrë këtij deti në këmbë me gatishmërinë që të marrim edhe të gjitha kostot morale e politike, bashkë me baltën e kënetës politiko-mediatike. Ky do të ishte dështimi i madh i Shqipërisë, i cili do t’u jepte “të drejtë” të gjithë atyre që qysh prej 1912 e deri kur ne, Partia Socialiste, nisëm Reformën në Drejtësi, që nuk i hynë asnjëherë këtij deti në këmbë dhe nuk i dhanë kurrë pavarësi drejtësisë”, shkroi Rama në një postim në platformën X.

Rama theksoi se, “këto institucione të reja janë gurë themeli për një kthesë shumë të fortë historike dhe tanimë që pavarësia e tyre është 100% e provuar – vetëm idiotët noterikë të Shvejkut dhe ligësirat me dy këmbë të kënetës opozitare mund të thonë akoma që i kontrollojmë ne – është detyra jonë të mos lejojmë që mungesa e standardeve dhe abuzimet individuale me pavarësinë, t’i marrin si lumi këta gurë themeltarë, duke e abortuar misionin historik të luftës kundër korrupsionit”.


Po ashtu, shtoi kreu i qeverisë, “është detyra jonë, që t’i çojmë në esfelt më 11 maj ata që duan të shkrijnë SPAK-un dhe të hedhin në lumë foshnjën bashkë me ujin e pistë”.

Ne, vijoi Rama, “do të vazhdojmë t’i mbështesim pa asnjë lëkundje SPAK-un dhe GJKKO, por do të përdorim dritën e diellit për të ndarë edhe me publikun të gjitha problematikat shqetësuese apo çdo rast kur dikush shpërdoron detyrën dhe besimin e popullit, duke na kthyer në kohët e Sigurimit të Shtetit”.

“Kush ka bërë korrupsion duhet të dridhet nga drejtësia, kush bën punën e tij nuk duhet të trembet nga gabimet dhe askush s’duhet të guxojë ta trajtojë si fajtor, t’i bëjë presion, t’i marrë peng celularin e kështu me radhë. Të akuzosh është kollaj, të provosh është vështirë, prandaj edhe prokurorët e gjykatësit specialë paguhen sa askush në këtë republikë dhe institucionet e tyre mbështeten si asnjë nga kjo qeveri”, u shpreh Rama.

“SPAK-u na ka treguar se i ka forcat që dinë ta hetojnë e ta ekspozojnë korrupsionin dhe ne do të jemi gjithnjë mbështetës pikërisht për këtë, por historia na ka treguar se rreziku që në emër të anti-korrupsionit të goditet jo korrupsioni, po demokracia, shteti, ekonomia, nuk duhet neglizhuar kurrë. Dhe ne nuk do ta neglizhojmë. Kaq di unë. Të tjerat i di këneta politiko-mediatike dhe ju duhet vetëm të zgjidhni, o me drejtësinë dhe demokracinë o me kënetën dhe pa drejtësinë”, theksoi Kryeministri Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

Politikë
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Rashiq: Gjysmën e votave Lista Serbe i ka të importuara nga Serbia

Rashiq: Gjysmën e votave Lista Serbe i ka të importuara nga Serbia

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
KQZ njofton nisjen e numërimit të votave për kandidatë edhe në 14 komuna, siguron se rezultatet do të jenë të sakta

KQZ njofton nisjen e numërimit të votave për kandidatë edhe në 14 komuna, siguron se rezultatet do të jenë të sakta

Lajme
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori