LAJMI I FUNDIT:

‘Nuk mund ta mbaj më sekretin’ – Rita Ora konfirmon se do të jetë pjesë e “Beauty and the Beast”

‘Nuk mund ta mbaj më sekretin’ – Rita Ora konfirmon se do të jetë pjesë e “Beauty and the Beast”
(Foto: Instagram/ritaora)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është përfshirë në ekipin e filmit të Disney, “Beauty and the Beast”.

Autorja e shumë hiteve do ta luajë një të arratisur me aftësi befasuese që mbart me vete një sekret që mund të prekë një mbretëri të tërë në episodin e tetë të serialit të limituar.

Rita e ka provuar veten në aktrim edhe në të kaluar duke luajtur në filmat, si “Fifty Shades of Grey” e “Twist”.


View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)


Në serialin muzikor, ajo do t’u bashkohet yjeve Luke Evans dhe Josh Gad që po i përsëritin rolet e tyre, ndërsa pjesë e trupës së aktorëve janë edhe Briana Middleton, Fra Fee e Jelani Alladin.

Rita Ora lirohet nga 'kthetrat' e kompanive menaxhuese, merr në pronësi të plotë muzikën e saj
Lexo po ashtu Rita Ora lirohet nga 'kthetrat' e kompanive menaxhuese, merr në pronësi të plotë muzikën e saj

“Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam jashtëzakonisht e gëzuar që do t’i bashkohem ekipit të aktorëve të serive pararendëse të ‘Beauty and the Beast’! Mbaj mend si fëmijë e kam shikuar vazhdimisht ‘Beauty and the Beast’ me familjen time dhe menjëherë kam rënë në dashuri me muzikën dhe karakteret”.

“As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk e kam imagjinuar se do t’i bashkëngjitëm kësaj bote përrallore”, ka shkruar Rita në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Kalo në kategori