LAJMI I FUNDIT:

Nuk mbahet takimi në Washintgon, shtyhet për një datë tjetër?

Nuk mbahet takimi në Washintgon, shtyhet për një datë tjetër?

Të mërkurën, më 2 shtator ishte paraparë të mbahet takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Washington, por ky takim duket se sërish nuk do të mbahet.

Burime të Telegrafit dhe RTV Dukagjinit bëjnë me dije se takimi i paraparë nuk do të zhvillohet të mërkurën dhe është shtyrë për një datë tjetër.

“Nuk do të ketë takim më datën 2 shtator në Washington. Shtyhet për një datë tjetër”, tha ky burim.


Telegrafi ka kontaktuar Zyrën e kryeministrit për një përgjigje, por sipas tyre deri tani nuk kanë diçka zyrtare.

“Deri më tani nuk e kemi këtë informacion. Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit…”, tha Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti.

Ndryshe, Telegrafi i ka shkruar edhe Zyrës së ambasadorit Grenell dhe Zyrës së këshilltarit për Siguri, Robert O’Brien mirëpo deri tani nuk janë përgjigjur.

Takimi i 2 shtatorit ishte i planifikuar të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, në mes të liderëve të Kosovës, kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësim të të dërguarit të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell dhe këshilltarit për Siguri, Robert O’Brien.

Nëse ky takim nuk do të mbahet më 2 shtator, kjo do të jetë hera e dytë që takimi i planifikuar do të shtyhet për një datë tjetër.

Ndërkaq, në muajin qershor ishte planifikuar takimi i parë në Washington, mirëpo ky takim nuk u mbajt pasi Prokuroria Speciale ngriti propozim aktakuzë ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilën çështje edhe kryeministri Avdullah Hoti anuloi pjesëmarrjes e tij në këtë takim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori