Nuk kujdeset për familjen dhe nuk e furnizon me ushqim, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, është duke shkaktuar dhunë ekonomike në familje nuk është duke u kujdesur dhe nuk furnizon viktimën dhe dy fëmijët e tyre me gjëra ushqimore.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Fushë Kosovë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se, bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, është duke shkaktuar dhunë ekonomike në familje nuk është duke u kujdesur dhe nuk furnizon viktimën dhe dy fëmijët e tyre me gjëra ushqimore”, thuhet në raport.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/11/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































