Nuk ka të bëjë me formacionin, Flick zbulon se cili është problemi i vërtetë i Barcelonës

Hansi Flick po ballafaqohet me një situatë tejet të vështirë pasi ka humbur dy nga tri ndeshjet e tyre të fundit në La Liga.
Për t’u rikthyer tek fitoret, Flick po fokusohet në dy drejtime: ndërtimi i besimit dhe të sigurojë se ka një komunikim të hapur me lojtarët.
Këta hapa po shihen si shumë të rëndësishëm për të tejkaluar ‘krizën’ e cila ka kapur momentalisht kampin blaugranas.
Flick njihet për raportet e tij të afërta me të gjithë pjesëtarët e skuadrës, qofshin ata titullar apo të bankës rezervë. Ai inkurajon ekipin kur gjërat po shkojnë mirë dhe bën një hap para kur përballet me situata të vështira.
Diskutimet e hapura janë shumë të rëndësishme në qasjen e tij ndaj lojtarëve dhe gjermani beson se kjo mund të ndihmojë ta përmbysë situatën e krijuar.
Me pak kohë për të bërë ndryshime të mëdha, Flick është fokusuar që të bëjë disa ndryshime të vogla andaj seanca stërvitore të dielën ishte e dedikuar për rikuperim të lojtarëve kurse ajo e sotmja (e hënë) do të përfshijë disa ushtrime.
Qëllimi është që të riaktivizohen lojtarët, jo të bëhet ndryshim në taktika. Lojtarët kyç si Marc Casado dhe Lamine Yamal do të rikthehen në formacionin titullar për të sjellë një energji të re.
Flick e kishte bërë të qartë më herët se problemi nuk është tek emrat në formacion, por tek përkushtimi i tyre.
Tekniku gjerman e kishte përmendur rëndësinë e përqendrimit dhe punën e madhe si dy faktor të cilët do ta ndihmojnë skuadrën e tij të kthehet tek rezultatet pozitive./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?