Mesfushori i Romës, Amadou Diawara ka rezultuar pozitiv në testet për coronavirus, mirëpo ka thënë se ndihet mirë.
“Përshëndetje të gjithëve, këtë mëngjes kam pranuar testet që i kam realizuar derisa po rikthehesha nga ndeshjet me kombëtaren, fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv me COVID-19”, ka shkruar anëtari i Giallorossëve.
“Dua t’i njoftoj njerëzit që më njohin mua, se fatmirësisht ndihem mirë, por duhet të respektoj periudhën e karantinës. Shpresoj të kthehem sa më shpejtë te trajneri”, ka shtuar Diawara.
Sky Sport raporton se mesfushori nuk kishte asnjë kontakt me bashkëlojtarët te Roma dhe menjëherë është nisur për në shtëpinë e tij.
Për këtë, Paulo Fonseca nuk e ka anuluar stërvitjen që planifikuar për sot. /Telegrafi/
See you soon, Amadou 💪 #ASRoma pic.twitter.com/QtbWb5XPrX
— AS Roma English (@ASRomaEN) October 12, 2020