LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka më listë të pritjes për terapinë me rrezatim në Klinikën e Onkologjisë

Nuk ka më listë të pritjes për terapinë me rrezatim në Klinikën e Onkologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë vizitës që ka bërë sot në Klinikën e Onkologjisë, është njoftuar nga menaxhmenti i Klinikës se falë sigurimit të aparatit të ri për rrezatim është arritur të eliminohet lista e pritjes.

Ai theksoi se janë ndarë afër 1 milion euro për investime të reja në këtë klinikë, që parashihet zgjerimi i shtretërve, shërbimeve, por edhe rinovime te hapësirave.

“Është kënaqësi të dëgjoj se më nuk ka listë pritje për Radioterapi, në Klinikën e Onkologjisë, falë investimeve që kemi bërë dhe punës shembullore të stafit të Klinikës së Onkologjisë që po punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm”, tha ministri Vitia.


Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se me renovim dhe zgjerimin e hapësirave puna do t’iu lehtësohet edhe stafit shëndetësor, ndërsa shtimi i kapaciteteve të shtretërve dhe riorganizimi i dhënies së shërbimeve onkologjike do të plotësojë nevojat dhe cilësinë e shërbimit në Klinikën Onkologjike.

“Më nuk kemi pritje për Radioterapi, përjashtuar rastet kur për arsye mjekësore pacientëve u caktohet data se kur duhet të fillojnë me rrezatime, raste te tjera nuk presin”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Lirohen nga detyra ushtruesi i detyrës së kryeshefit dhe zëvendësi ekzekutiv i KEK-ut

Lirohen nga detyra ushtruesi i detyrës së kryeshefit dhe zëvendësi ekzekutiv i KEK-ut

Lajme
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori