Arsenali nuk ka arritur te fitorja as pas pesë ndeshjeve në Ligën Premier, teksa ka luajtur baras 1-1 me Southamptonin.
Më mirë ndeshjen e nisën mysafirët të cilët pas 18 minutave lojë e gjetën golin e epërsisë.
Che Adams asistoi për mrekulli te Theo Walcott i cili me qetësi të madhe mposhti portierin Leno për t’i dhuruar skuadrës së tij epërsinë 0-1.
Arsenali në pjesën e parë rrezikoi me Nicolas Pepen e Daniel Cebalos, por që nuk arritën golin.
Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1.
Topçinjtë u rikthyen në lojë me të nisur pjesa e dytë, kur barazuan rezultatin në 1-1.
Edward Nketiah asistoi bukur për kapitenin Pierre – Emerick Aubameyang i cili realizoi një gol të bukur për të barazuar shifrat.
Kur pritej që vendasit të rikthenin ndeshjen pasi ishin duke dominuar në fushë, ata mbetën me një lojtar më pak në fushë.
Mbrojtësi brazilian Gabriel u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 62-të.
Deri në fund dyja skuadrat krijuan disa raste tjera shënimi, por që rezultati nuk ndryshoi dhe ndeshja përfundoi baras 1-1.
Me këtë pikë të fituar, Arsenali e sheh vetën në pozitën e 15-të në tabelë me 14 pikë, teksa Southampton mbetet në vendin e tretë me 24 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Arsenali e luan në udhëtim te Evertoni, teksa Southampton pret Manchester Cityn. /Telegrafi/
https://twitter.com/EPL_videos/status/1339275572388581376
https://twitter.com/EPL_videos/status/1339287704182247425
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë