Nuk ka detaje të reja për hyrjen e ASH-së në Qeveri, Alternativa pret finalizimin e bisedimeve

LSDM dhe Aleanca për Shqiptarët nuk zbulojnë asnjë detaj rreth takimeve të grupeve të punës, për hyrjen në Qeveri të ASH-së. Nga LSDM u përgjigjën shkurt se nuk kanë asnjë informatë, ndërsa nga Aleanca për Shqiptarët thonë se presin të ketë takime intensive që deri në fundjavë të definohet e gjithë marrëveshja.
Pa vendime konkrete edhe nga Alternativa. Nga partia e Afrim Gashit thonë se nuk kanë asnjë infrormatë për negociatat ASH-LSDM. Thonë se presin thirrjen e kryemnistrit Kovaçevski.
“Jemi në pritje të finalizimit të bisedimeve ndërmjet LSDM dhe ASH-së që të shohim nëse ajo do të ndikojë në marrëveshjen tonë për bashkëqeverisje me LSDM-në. Pastaj janë organet e partisë ata që do të sjellin vendim. Deri në këtë moment nuk ka të paralajmëruar ndonjë takim ndërmjet kryetarit Afrim Gashi dhe kryeministrit”, njoftojnë nga Alternativa.
Burime të Alsat nga Alterativa thonë se janë tepër të pakënaqur me veprimet e LSDM-së dhe kryeminitrit Dimitar Kovaçevski, pasi ende nuk janë zbatuar shumë pika të marrëveshjes së një viti më parë, sidomos në shpërndarjen dhe marrjen nën udhëheqje të më shumë institucioneve që i kanë takuar Alternativës.
Nga OBRM-PDUKM, nënkryetari Vllado Misajllovski, në Emisionin “Rruga Drejt në Alsat”, ka thënë se ka sinjale nga deputetë të LSDM-së dhe BDI-së që nuk pajtohen që Aleanca të jetë pjesë e Qeverisë.
“Do të shohim se çka do të ndodhë këto ditë në kuvend, ndoshta edhe muaj dhe a do të ketë rekonstruktim. Andaj shumë çështje do të mbesin të hapura dhe do të duhet ti debatojmë përsëri. Por çka do që të ndodhë, unë do e them edhe këtu para jush, OBRM-PDUKM si trend do vazhdojë me rejtingun do të shkojë në linjë të lartë. Respektivisht dallimi mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së vazhdimisht do të shkojë për lartë, ndërsa në bllokun shqiptar, Aleanca dhe BDI kjo nuk do të ndodhë por BDI do të ketë dallim më të madh dhe rejting më të madh ndërsa kjo do të jetë në dëm të partive opozitare shqiptare. Që mendoj që nuk është mirë për të gjithë shoqërinë”, tha Vllado Misajllovski, OBRM-PDUKM.
Nga OBRM-PDUKM thonë se kurdo që të jenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dallimi i OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së do të jetë shumë më i madh./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë