Nuk ka asgjë për të fshehur, Perez i zbulon të gjitha çfarë kanë ndodhur te Real Madridi

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dha një intervistë për një radio spanjolle, duke folur për një seri temash në lidhje me Los Blancos dhe gjendjen e futbollit në 2021.
74-vjeçari diskutoi për dhjetë emra dhe ishte relativisht i hapur, pasi komentoi për Zinedine Zidanen, Sergio Ramos , Raul Gonzalez dhe më shumë.
Duke folur për El Transistor, Florentino Perez hapi dhe zbuloi të gjitha.
Sergio Ramos
“Kam kaluar një kohë të vështirë në lamtumirën e Sergio Ramos . Unë e dua Sergio Ramos si një djalë. Nuk kam qenë me të në konferencën për shtyp sepse kurrë nuk kam qenë në një konferencë shtypi me ndonjë lojtar. Unë kam një adhurim për Sergio Ramos dhe unë nuk do të flas për grindje. Ai ka qenë një legjendë në Real Madrid dhe kjo është ajo që ne tifozët e Real Madridit e kujtojmë. Ne i ofruam atij një kontratë, i dhamë një afat dhe ai nuk e pranoi. Ai po mendonte për gjëra të tjera dhe jeta vazhdon. Ai do të bëjë shumë mirë me siguri, dhe kjo është shtëpia e tij. Unë do të isha i kënaqur nëse Sergio Ramos do të shkonte në një klub që i ofronte atë që nuk kemi qenë në gjendje t’i ofrojmë atij”.
Zinedine Zidane
“Duke njohur Zidanen, nuk u habita kur ai u largua. Ky ka qenë një vit shumë i vështirë. Kam kaluar tërë pasditen duke u bindur që të mos largohet. Betohem në jetën e nipërve të mi se nuk e lexova letrën e Zidanes. Ajo letër nuk u shkrua nga ai. Ajo nuk shfaqte Zidanen … Unë e njoh atë shumë mirë. Zidane u largua sepse ishte i lodhur, jo për shkakun tim, por për shkak të mediave, shtypit”.
Iker Casillas
“Casillas nuk u largua në një mënyrë të mirë. Unë e thirra atë natën, unë propozova një ngjarje lamtumire. Ajo që ndodhi është se, për shkak të nervave, ndoshta një ditë më parë ai nuk kishte qenë në të mirën e tij. Të gjithë e kujtojnë atë si çfarë ai ishte: një nga të mëdhenjtë, një legjendë. Ishte një sjellje fëmijërore dhe ai e kuptoi që njerëzit këtu duhet të thonë lamtumirë në një mënyrë të mirë”.
Kylian Mbappe
“Tifozët e Real Madridit duan që lojtarët më të mirë të jenë këtu, por lojtarët më të mirë, ndoshta, vijnë në moshën 18 vjeç. Unë e di se çfarë duan tifozët e Real Madridit. Ata e dinë se cila është politika ime me përzierjen e lojtarëve më të mirë dhe lojtarëve të rinj. Unë nuk dua të flas për një lojtar që nuk është i yni. Negociatat dhe nënshkrimet bëhen pas Kampionatit Evropian. Njerëzit më besojnë mua, dhe Mbappe është një lojtar i shkëlqyeshëm”.
Gareth Bale
” Gareth Bale është një nga lojtarët më të mirë në Evropë. Mbaj mend finalen e [Ligës së Kampionëve në vitin 2018] në Kiev me atë goditje nga lart, goditja me kokë në Lisbonë, vrapimi kundër Barcelonës në Copa del Rey”.
Raphael Varane
“Kam dëgjuar për [të që dëshiron të largohet] në gazeta dhe nuk di asgjë. Ai është në Kampionatin Evropian dhe ne do të merremi me rinovimet më pas. Unë nuk kam folur me lojtarin dhe nuk e di se çfarë ai dëshiron. Nëse dëshiron të largohet do të thotë kështu, dhe nëse dëshiron të qëndrojë ai do të thotë kështu. Varane është në Real Madrid dhe i ka mbetur edhe një vit nga kontrata e tij. Nuk mendoj se kemi marrë ndonjë ofertë për të”.
Marcelo
” Marcelos i ka mbetur një vit nga kontrata e tij, ai do të jetë kapiteni i Real Madridit (për edicionin e ri). Ai ka qenë këtu për shumë vite. Është e vështirë të gjesh një mbrojtës të majtë si Marcelo. Së bashku me Roberto Carlos, ai është mbrojtësi më i mirë i majtë i të gjitha kohërave”.
Carlo Ancelotti
“Ne jemi të kënaqur me Ancelottin, me [trajnerin e fitnesit Antonio] Pintus dhe me këtë epokë të re. Ne e menduam atë që nga fillimi. Ne menduam se ai ishte një zgjidhje e mirë dhe këtu është. Unë nuk fola me [Mauricio] Pochettinon, [Massimiliano] Allegrin ose [Antonio] Conten”.
Raul Gonzalez
“Ne kishim nevojë për më shumë përvojë dhe Raul po e fiton atë nga viti në vit. Raul ka të gjitha cilësitë për të qenë trajner i Real it në të ardhmen”.
Havier Tebas
“Futbolli është shkatërruar dhe po vdes. Kushdo që nuk dëshiron ta shohë është i verbër. Real Madrid ka vuajtur dy vite shumë të vështira. Këtë vit Real Madridit iu desh të fitonte 900 milionë [euro] dhe ne kemi fituar 600 milionë [euro]. Zemërgjerësia e lojtarëve (për ulje pagash) na ka lejuar t’i mbarojmë këto dy vjet në një situatë të arsyeshme. Klubet kanë humbur tetë miliardë euro. Real Madrid nuk është shkatërruar për shkak të punës së madhe që kemi bërë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania