LAJMI I FUNDIT:

Nuk ishte lajmëruar në polici, shtyhet protesta kundër Peter Handke

Nuk ishte lajmëruar në polici, shtyhet protesta kundër Peter Handke

Protesta me moton “No Nobel for Handke” e paralajmëruar për sot është shtyrë nga organizatorët për shkaqe sigurie.

Një nga organizatorët, Ben Apolloni, tha se nuk e kanë ditur që protesta duhet të paralajmërohet në polici 72 orë para mbajtjes së saj.

Ndarja e çmimit Nobel për Peter Handke, sot protestohet në Prishtinë
Lexo po ashtu Ndarja e çmimit Nobel për Peter Handke, sot protestohet në Prishtinë

“Për shkak te jehonës se protestës në media dhe në rrjetet sociale dhe për shkak se ne nuk e kemi ditur që protesta duhet të paralajmërohet 72 orë më parë në polici, na është sugjeruar që ta shtyjmë”, tha ai.


Për ditën e mbajtjes se protestës, me te njëjtën moto dhe me te njëjtin qëllim, Ben Apolloni tha se opinioni do të njoftohet me kohë. /Telegrafi/