Chelsea ka fituar ndaj Tottenham Hotspur me rezultat 1-2 në Ligën Premier.

Ishte një ndeshje e bukur dhe me raste, kryesisht nga Spurs.


Goli i parë në takim erdhi nga Marcos Alonso në minutën e 24 nga gjuajta e lirë.

DHrxejnXUAA bmQ

Pastaj Herry Kane rrezikoi dy herë, por nuk arriti të tundë rrjetën e Bluve dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.

Pas disa rasteve të lëshua në pjesën e dytë nga Chelsea, Michy Batshuayi (82') shënoi në portën e tij, duke barazuar rezultatin kështu në 1-1.

DHr tXKXgAAEq87

Por, në minutën e 88-të doli në skenë edhe një herë Alonso, duke i dhënë për herë të dytë skuadrës së tij epërsinë në këtë derbi londinez.

Pas kësaj fitore Chelsea renditet në vendin e 12-të me tre pikë, kurse Tottenhami në të nëntin me tre pikë nga gjithsej dy takime.

Ndeshja e ardhshme e Bluve është ndaj Evertonit, ndërsa Spurs presin Burnleyn. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5xhp3q

https://www.dailymotion.com/video/x5xhvq9

https://www.dailymotion.com/video/x5xhvx0

telegrafi sport app