Kur merrni një telefonatë nga Real Madrid, është e vështirë të thuash jo, por nuk është se nuk i ndodh edhe këtij klubi të marr përgjigje të tilla.
Aq më tepër fjala ‘jo’ nuk mund t’i thuhet njëri presidenti siç është Florentino Perez, pasi ky i fundit është mësuar me nënshkrimet faraonike dhe të njohura.
Por, përveç Kylian Mbappe, që nuk u realizuan sot, ka edhe operacione të tjera madhore që kanë dështuar.
David Villa, Erling Haaland, Massimiliano Allegri, Franck Ribery … Janë disa raste që nuk arritën të zbarkuan në kryeqytetin spanjoll dhe më poshtë mund t’i mësoni më gjerësisht arsyet.
David Villa: Plani ‘A’ i Real Madridit në vitin 2009
Florentino Perez u bë president i Real Madridit në vitin 2009 dhe po përgatiste një projekt të ri galaktik. Cristiano Ronaldo, Kaka dhe… David Villa.
Sulmuesi i Valencias në atë kohë ishte ai i zgjedhur nga presidenti i Real Madridit për atë kohë. Ai ishte shumë pranë bashkimit.
Por ka pasur një ndryshim në presidencën e Valencias, e cila nuk pranoi negociatat me Real Madridin. Në fund, Villa shkoi në FC Barcelona në sezonin e ardhshëm. Në vend të tij zbarkoi Karim Benzema. Koha ka treguar se ndonëse Villa ishte zgjedhja e parë, kjo e dyta doli më e mirë.
Franck Ribery: Fajin e kishte një darkë
Ai ishte lojtari më i mirë në Bundesligë. Dhe disa vite më vonë, në vitin 2013, ai ishte i treti në votimin për “Topin e Artë”. Franck Ribéry ishte një tjetër dëshirë e vjetër e Florentino Pérez që do të realizohej. Për lojtarin janë ofruar deri në 80 milionë euro, siç ka rrëfyer ai për Bild. Por Bayern e refuzoi atë lëvizje.
Drejtorët gjerman dinin si ta bindnin francezin. Uli Hoeness i tha DPA se kur Ribery ishte në prag të bashkimit me Real Madridin, një darkë ndryshoi gjithçka.
“Kur historia e Riberyt me Bayernin dukej se po i vinte fundi në vitin 2010, sepse agjentët e tij e kishin shitur pak a shumë te Real Madridi, ne e ftuam atë dhe gruan e tij Wahiba të hanin drekë me ne. Mbrëmja ishte e mrekullueshme dhe në mesnatë Wahiba më në fund tha: “Franck, ne po qëndrojmë në Mynih!”.
David De Gea: Nata e famshme
Ai ishte zëvendësuesi në portë për Keylor Navas, i cili gjithashtu do të shkonte në anë tjetër. Ishte dita e fundit e gushtit 2015 dhe gjithçka dukej sikur Manchester United dhe Real Madrid kishin një marrëveshje në mesnate.
Ora shënoi 00:00 dhe nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar nga klubet. Në fund, Djajtë e Kuq kishin rrëzuan negociatat dhe De Gea nuk kaloi te Reali. Keylor Navas do të qëndronte në portë, duke fituar disa tituj të Ligës së Kampionëve. Portieri spanjoll nuk pati të njëjtin fat kolektivisht.
Erling Haaland: Një nënshkrim i dështuar së fundmi
Ai ishte lojtari tjetër i zgjedhur nga Florentino për projektin e tij të fundit sportiv. Sulmuesi premtues kishte për synim klubin Los Blancos pasi arriti rekorde të mëdha golash në Bundesligë.
Por, në fund, ai zgjodhi Manchester Cityn e Pep Guardiolas, pavarësisht se klauzola e tij e largimit ishte 75 milionë euro.
Real Madridi ishte fokusuar tërësisht te Mbappe, i cili në fund qëndroi te PSG.
Massimiliano Allegri: Trajneri që kishte marrëveshje përpara Ancelottit
Zinedine Zidane vendosi të largohej nga bankina e Real Madridit dhe ishte koha për të gjetur një trajner të ri. Para Carlo Ancelottit, Allegri ishte ‘i zgjedhuri’ i Florentinos. Ai madje kishte marrëveshje me klubin.
Por Allegri pasi u telefonua nga Juventusi, telefonoi Perezin dhe i tregoi për zgjidhjen e tij. /Telegrafi/