Volkswagen në Kinë shet Lamando L, versionin sportive të Jettas së atjeshme, siç është Arteon, versioni atraktiv i Passatit në Evropë.

Lamando po promovohet si një veturë familjare me shumë komfor, por përdoruesi i TikTokut @justinbuildcars mendon se kjo nuk ishte mjaftueshëm, transmeton Telegrafi.


Ai vendosi për modifikim nga XL në 5XL, duke e bërë veturën më të gjerë në botë, e pamjet i ka shpërndarë në TikTok.

Ai zgjeroi veturën nga njëra anë në tjetrën, por ka ruajtur simetrinë e karrocerisë. Çështja e vetme që po pyesin të gjithë është si u përshtat nën kapak motori.

Është interesant që vetura është rritur ekskluzivisht në gjerësi dhe atë dyfish. Nga 1831 mm sa ishte veturë në fillim e gjerë – tani i ka plot tri metra.

Brenda kabinës ka ulëse shtesë si në pjesën e përparme ashtu në atë të pasme, e tani kapaciteti i kabinës është i tillë që mund të akomodojë tetë pasagjerë.

Pronari i veturës pretendon se pa ndonjë problem brenda kabinës mund të futen dhjetë persona. /Telegrafi/

@justinbuildcars

It’s not a photoshopped car. But it messed up my brain. #fypシ #volkswagen #carsoftiktok #cartok #CapCut

@justinbuildcars

Visit TikTok to discover videos!