Telegrafi

Nuk është më ‘dhëndri’ i Luis Enriques? Ferran Torres thuhet të jetë ndarë nga e dashura

(Foto: Instagram/siramartinezc)

Futbollisti spanjoll, Ferran Torres dhe e dashura e tij, Sira Martinez, janë ndarë – njofton Daily Mail.

23-vjeçarja është vajza e ish-trajnerit të Spanjës dhe Barcelonës, Luis Enrique, nën urdhrat e të cilit anësori kishte luajtur në ekipin përfaqësues.

Sira është një kalorëse dhe thuhet se ka iniciuar ndarjen për t’u fokusuar në karrierën e saj sportive, si edhe ka pasur dyshime në lidhje me të ardhmen e tyre së bashku.

(Foto: Instagram/siramartinezc)

Krahas kësaj, ajo është edhe një influencuese e popullarizuar në rrjetet sociale me më shumë se 367 mijë ndjekës në Instagram.

Lexo po ashtu Është trajner i dhëndrit të tij në Botëror, Luis Enrique thotë se i lejon lojtarët të kryejnë marrëdhënie intime para ndeshjeve, por jo edhe orgji

Çifti e kishte nisur romancën gjatë kohës sa Torres ishte pjesë e Manchester Cityt duke mbajtur një lidhje të fshehtë në largësi.

(Foto: Instagram/siramartinezc)

Anësori i tanishëm i Barcelonës e kishte bërë lidhjen publike pas Kampionatit Evropian të vitit 2020. Besohet se edhe arsyeja e kthimit në Spanjë ishte për të qenë më afër saj.

Lexo po ashtu Derisa Enrique po i dhuron shumë minuta në fushë - Ferran Torres e dërgon vajzën e tij në një takim magjepsës

Ferran dhe Sira ishin ndarë fillimisht para disa muajsh, mirëpo i kanë dhënë edhe një shans lidhjes së tyre, gjë që nuk ka funksionuar dhe tashmë ka marrë fund. /Telegrafi/