LAJMI I FUNDIT:

Nuk i duroj më këta karagjozë që paguhen si deputetë me paratë e mia!

Nuk i duroj më këta karagjozë që paguhen si deputetë me paratë e mia!

Unë dua që të bëhen zgjedhje parlamentare që nesër. Dhe, nuk më intereson fare se cila parti fiton. Dua të jem tërësisht i papërgjegjshëm për forcën politike dhe programin ekonomik.

As ma ndjen fare për negociatat dhe integrimin. Dua vetëm të zhduken nga ai parlament një duzinë karagjozësh e palaçosh, që marrin guximin e dalin edhe nëpër ekrane.

Edhe ata quhen ligjvënës. Edhe ata paguhen më paratë e mia. Unë punoj 12 orë në ditë, bëj vetëm një ditë pushim në javë dhe paguaj 25 për qind të pagës time taksë. Me paratë e mia paguhen këta qelbësira, që nuk dinë të lidhin asnjë fjalë, që bëjnë biznes me mandatin e deputetit dhe që me errin sytë kur i shikoj.


Me paratë e mia këta kanë të drejtë të marrin edhe pension suplementar kur të dalin në pension, që do të jetë sa trefishi i pensionit tim. Këta palaço kanë të drejtë edhe të kurohen jashtë vendit, po me paratë e mia, kur tu rrezikohet shëndeti.

Po me paratë e mia, këta kanë të drejtë të marrin edhe kredi të buta nga shteti, po të buta fare, pa interes, për të blerë shtëpi. Unë paguaj kreditë e bankave që të thithin gjakun, kur ta mbarosh.

Ndaj zgjedhje urgjent!

Dhe, urgjent shqiptarë, në këmbë, të gjithë. Të hiqen të gjitha privilegjet që deputetët gëzojnë me ligj. Sepse nuk meritojnë as një kacidhe nga paratë e djersës tonë, pale privilegje.

Në trend

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Magazina
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Kalo në kategori