LAJMI I FUNDIT:

Nuk duhet të hiqni dorë nga këto ngjyra nëse doni të jetoni në një ambient të lumtur

Nuk duhet të hiqni dorë nga këto ngjyra nëse doni të jetoni në një ambient të lumtur

Zgjedhja e ngjyrës së bojës për hapësirën ku jetoni çdo ditë nuk është një mision i lehtë!

Të dish nuancën që i përshtatet stilit të jetesës, efektin që kjo do të ketë në mirëqenien fizike dhe mendore tuajën e vështirësojnë punën.

Ekspertët e Feng Shui-t thonë se janë këto tri ngjyra prej të cilave nuk duhet të hiqni dorë nëse doni të jetoni në një ambient të lumtur.


E verdha

Thuhet që kjo nuk është ngjyrë e dedikuar për personat me “zemër të dobët”, por nëse vërtet doni të injektoni një ngjyrë që përmirëson humorin në shtëpinë tuaj, e verdha është ajo që ju duhet.

“Është e kundërta e trishtimit, përfaqëson besimin dhe optimizmin,” thotë Kim Colwell, eksperte e Feng Shui-t, shkruan Livingetc.

Bluja

Në Feng Shui, bluja konsiderohet si një ngjyrë qetësuese dhe relaksuese që balancon harmoninë e një hapësire.

Një nuancë blu e lehtë mund të jetë përgjigjja për të krijuar një ambient të qetë sidomos në hapësirën e ndjenjës duke ju ndihmuar të relaksoheni pas një dite të gjatë pune.

E kuqja

E kuqja është një nuancë për të cilën duhet të jeni të kujdesshëm, thonë ekspertët e Feng Shui-t. Si një nuancë e fuqishme, pasionante që shkakton energji dhe ndjenjë gjallërie, ju duhet të tregoheni të matur në thellësinë e së kuqes që zgjidhni për të lyer ambientin tuaj, citon Anabel.

E kuqja e fortë krijon ndjesinë e rëndesës dhe simulimit të tepërt, ndaj zgjidhni një të kuqe më të errët. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Çfarë të vizitosh
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Astrologji
Çdo muaj ka lulet e veta, kurse ato të muajit shkurt janë më të bukurat

Çdo muaj ka lulet e veta, kurse ato të muajit shkurt janë më të bukurat

Lule
Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?

Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?

Bëje vet
Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Rregullimi i shtëpisë
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Kalo në kategori