Institucionet e Kosovës kanë bërë kërkesë te pala serbe për gërmimin në 11 lokacione dhe rikthimin në pesë lokacionet të varrezave masive që tanimë janë të konfirmuara në territorin e Serbisë. Ndërkohë, nëpërmjet një shkrese i kanë kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të kenë qasje të plotë në arkiva të brigadës 37 të ish-ushtrisë jugosllave dhe brigadës 549, të cilat kanë vepruar në regjionin e Drenicës dhe Prizrenit, ku edhe janë kryer krime të përmasave gjenocidale.
Në Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur thonë se do të vazhdojnë gërmimet në territorin e Kosovës, megjithatë, sfidë mbeten gërmimet në Serbi për shkak të qasjes në vazhdimësi politizuese e Beogradit zyrtar kundrejt këtij procesi.
Kushtrim Gara nga ky komision i ka thënë për KosovaPress-it se deri tash janë të konfirmuara pesë varreza masive në territorin e Serbisë, ku janë gjetur dhe zhvarrosur më shumë se 900 viktima shqiptare nga lufta në Kosovë.
“Sfidë dhe shqetësim mbetet qasja në vazhdimësi politizuese e Serbisë kundrejt këtij procesi dhe siç e kemi thënë edhe më parë politizimi i kësaj procesi mbetet turpi i këtij shekulli… Ne kemi diskutuar edhe mbi mundësinë e një agjende të dinamizmit të këtij procesi, dhe tani më kanë filluar gërmimet vlerësuese edhe me procesin e zhvarrimit në disa lokacione brenda territorit të Republikës së Kosovës… Kemi kryer gërmime të nevojshme në lokacion në fshatin Prekaz, që kanë rezultuar në gjetjen e një pjese kockore dhe pastaj kemi vazhduar gërmime në Komunë të Suharekës, ku gërmimet nuk kanë rezultuar me gjetje,… Kemi edhe disa lokacione të shënjuara përfshirë edhe lokacionin Tusus që ne do të kthehemi në disa pika të tjera që kanë mbetur nga viti i kaluar, pastaj kemi një lokacion në Komunë të Podujevës që ne po e trajtojmë si rast për konfirmim identiteti dhe sigurisht që pastaj ka një sërë lokacionesh… Sfiduese mbeten lokacionet në territorin e Serbisë, përkundër të kërkesave të vazhdueshme, përkundër të dhënave që ne kemi iniciuar në formë të kërkesave gjatë takimeve që kemi pasur gjatë këtyre muajve, por edhe në takime paraprake, nuk ka ende ndonjë datë çoftë për të filluar gërmimet në lokacion të shënjuara në të cilat nuk është punuar asnjëherë apo edhe për të vazhduar gërmimet në lokacionet që është punuar në vitet e pasluftës por në bazë të dhënave që ne kemi, është e nevojshme që të kthehemi për të realizuar gërmimet e nevojshme vlerësuese edhe në këto lokacione”, ka thënë Gara.
Gara ka shtuar se kryesuesi i Komisionit Qeveritar, Andin Hoti, ka dërguar një shkresë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke kërkuar që të kenë qasje të plotë në arkiva të Brigadës 37 dhe 549, të ish-ushtrisë jugosllave, të cilat kanë qenë të përfshirë në rajonin e Drenicës dhe Prizrenit.
“Me 28,29 dhe 30 mars kemi pasur takimin tre palësh mes Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur të Republikës së Kosovës, të Malit të Zi dhe të Serbisë për persona të zhdukur… Janë të paktën 20 lokacionesh të adresuara në kuptimin e kërkesave për palën serbe, çoftë lokacioni në territorin e tyre për të vazhduar gërmimet apo edhe në territorin e Republikës së Kosovës… Tek rasti arkiva sigurisht që është rikthyer në agjendë dhe kemi bërë përpjekje t’i vëmë theks të veçantë edhe shkresës që kryesuesi i Komisionit Qeveritar, ka kërkuar në muajin qershor prej presidentit të Serbisë, Vuçiq, me kërkesën për qasje të plotë në arkiva të brigadës 37 të ish-ushtrisë jugosllave, për gjeste, për krime të përmasës gjenocidale të kryer kryesisht në regjionin e Drenicës. Krahas brigadës 37 ka qenë edhe kërkesa për brigadën 549 për krime në regjionin e Prizrenit
Gara shtoi se në këtë takim tre palësh kanë kërkuar të kenë qasje edhe në një list që është bërë nga autoritetet e Serbisë në vitin 2021, ku janë evidentuar 16 lokacione të masakrave masive në Serbi, prej të cilave Kosova, tanimë i di vetëm pesë.
“Krahas këtyre pesë varrezave masive që janë hapur në territorin e Serbisë, pashmangshëm një prej kërkesave, krye temave që është adresuar nga ana jonë, ka qenë insistimi që të kemi qasje në listën prej 16 lokacioneve lokacioneve të varrezave masive dhe kjo listë që është prezantuar dhe ne nuk kemi arrit ta sigurojmë por megjithatë kjo listë ekziston, po flasim për qeverinë e Zoran Gjingjiqit, që në atë kohë është formuar një grup punues të cilët kanë nxjerr këtë listë prej 16 lokacione të varrezave masive dhe ne deri tani kemi konfirmuar vetëm pesë varreza masive në territorin e Serbisë, në lokacionin Batajnicë, Petrovosello, Bajnabashta, përkatësisht Rudnicë dhe Kizhevak të Rashkës, janë gjetur dhe zhvarrosur më shumë se 900 viktima shqiptare nga lufta në Kosovë dhe mbetje mortore të zhvarrosen dhe të adresohen në territorin e Kosovës, megjithatë, shtrohet pyetja dhe ka qen një nga rastet që ne kemi insistuar të mësohet edhe lista prej 11 lokacioneve që ende nuk janë të konfirmuara në territorin e Serbisë, apo edhe një sërë lokacionesh kryesisht në regjionin e Rashkës dhe Novi Pazarit, të të cilat mbi bazën e informatave që ne kemi dërguar për palën serbe, sigurisht që ne do të duhet të kishim datën e fillimit të gërmimit të lokacioneve”, ka shtuar ai, duke shtuar se vetëm me një presion më të madh të bashkësisë ndërkombëtare, është arritur të ketë gërmime në pesë lokacionet ku janë gjetur varrezat masive në Serbi.
Përndryshe, në Kosovë mbeten edhe mbi 1600 persona të zhdukur./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Revizioni konstaton parregullsi në punën e Regjistrit Qendror](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/02/regjistri-qendror-380x233.jpg)
Revizioni konstaton parregullsi në punën e Regjistrit Qendror
![Transparency International, Shqipëria përmirëson renditjen në indeksin e korrupsionit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/11/Transparency-International-380x233.jpg)
Transparency International, Shqipëria përmirëson renditjen në indeksin e korrupsionit
![Guardia di Finanza dhuron dy anije për Rojën Bregdetare të Shqipërisë, Vengu: Forcim i sigurisë kufitare dhe luftës kundër trafiqeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardia-380x233.jpg)
Guardia di Finanza dhuron dy anije për Rojën Bregdetare të Shqipërisë, Vengu: Forcim i sigurisë kufitare dhe luftës kundër trafiqeve
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/rama-1-780x439.jpg)
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht