Sot, në Pikën Kufitare të Vërmicës, gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare, është selektuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti me targa kosovare, të cilit i janë gjetur mbi 17 mijë euro.

Gjatë ekzaminimit të detajuar të automjetit, zyrtarët doganorë kanë hasur mjete monetare të padeklaruara në shumë totale prej 17,950.00 euro, të ndara në këto prerje: 74 kartëmonedha nga 100 euro – 7,400.00 euro, 211 kartëmonedha nga 50 euro – 10,550.00 euro


“Në mungesë të deklarimit paraprak dhe dokumentacionit mbi prejardhjen e mjeteve, Dogana ka bëre sekuestrimin e mjeteve derisa në përputhje me nenin 33.5 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), palës automatikisht i është bërë konfiskimi i shumës prej 4,487.50 euro – që përfaqëson 25% të shumës totale të padeklaruar derisa edhe pjese tjetër mbahet deri në përfundimin e procedurave hetimore”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që të deklarojnë saktësisht mjetet monetare mbi 10000 mije euro të cilat i mbajnë me vete gjatë hyrjes apo daljes nga territori doganor i Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të paligjshme financiare dhe për të shmangur ndëshkime të panevojshme. /Telegrafi/

1000041381 rotated

1000041382 rotated

1000041384 rotated