Nuk arrinte ta gjente butonin për hapjen e kapakut të motorit për ta matur nivelin e vajit, burri kërkoi ndihmën e mekanikut

Kush mendon se ndërrimi i vajit është i lehtë e ka “gabim”. Krijuesi @ourismancdjrwoodbridge e takoi së fundmi një person që madje nuk arriti ta gjej as butonin për hapjen e kapakut të motorit.
Në një TikTok të shikuar më shumë se 17,000 herë, mekaniku me bazë në Virxhinia ndau një moment tronditës, transmeton Telegrafi.
“Klienti thotë se donte të kontrollonte vajin, por nuk mundi ta gjente butonin për hapjen e kapakut të motorit,” i thotë ai kamerës.
Pasi shikoi nën timon dhe nuk arriti të gjente butonin, filloi të pyes veten se ku mund të gjendet. Kështu kontaktoi mekanikun i cili ndau videon për të treguar se nuk ka buton sepse bëhet fjalë për Wrangler.
Ai drejtohet kah kapaku i motorit, ku në dy pjesët anësore i ka dy kapëse që i zbërthen dhe më pas e hap kapakun për të matur nivelin e vajit.
Ka mjaftuar që kjo video të postohet dhe shoferët e veturave të nxitin një lumë komentesh, ku shumë kritikonin personin që ka kërkuar ndihmë nga mekaniku – për faktin se çdo shofer duhet t’i dijë gjërat bazike. /Telegrafi/
@ourismancdjrwoodbridge This can’t be real?! 🤯🤣 #jeep #fyp #wrangler #rubicon #repair ♬ original sound - Ourisman CDJR Woodbridge

















































