LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu: Vendosja e mirë taktike na solli fitoren

Nuhiu: Vendosja e mirë taktike na solli fitoren

Drita ka marrë tri pikë të mëdha pasi ka mposhtur Prishtinën në kryeqytet me rezultat 0-1.

Goli i Marko Simonovskit në minutën e 36-të ka qenë vendimtar në këtë takim për t’i dhënë tri pikët gjilanasve.

Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, ku në fund Drita arriti fitoren.


Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka përgëzuar futbollistët e tij për këtë fitore, teksa tha se vendosja taktike në fushë ishte deçizive për t’i marrë tri pikët.

“Dua të përgëzojë djemtë për grintën dhe për luftën që zhvilluan në fushë. U vendosëm mirë taktikisht dhe nuk lejuam kundërshtarin të na rrezikojë”.

“Futbollistët janë më meritorët për këtë fitore. Kemi krijuar shumë raste si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën dhe me meritë e morëm fitoren në kryeqytet. Ishim shumë të disiplinuar duke ditur se Prishtina ka cilësi. Përveç atij goli kemi mundur të shënojmë edhe më shumë, por rëndësi kanë tri pikët”, deklaroi  Nuhiu.

Me këtë fitore, Drita zë vendin e tretë në tabelë me 31 pikë, dy më pak se Ballkani, derisa Prishtina mbetet në vendin e pestë me 24 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori