Atdhe Nuhiu ka vazhduar formën e mirë në kampionatin anglez me Sheffield Wednesday.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës është bërë titullar i padiskutueshëm tek klubi bardh e kaltër.


Në ndeshjen ndaj Leeds United, Nuhiu ka qenë vendimtar për skuadrën e tij pasi i ka siguruar tri pikët falët dy golave të shënuar.

Fillimisht sulmuesi nga Kosova shënoi pas një intervenimi të dobët të portierit vendas në minutën e 71-të për 0-1.

Atdhe Nuhiu in action for Sheffield Wednesday

Leeds United barazoi rezultatin katër minuta para fundit të ndeshjes me anë të Grot.

Por krejt në fund, Nuhiu fitoi një top ndaj mbrojtësve vendas dhe doli përballë portierit duke e mposhtur lehtësisht për 1-2.

Fitorja e ngritë Sheffieldin në pozitën e 17 në Championshipin anglez me 41 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë dy golat ndaj Leedsit kanë bërë që Nuhiu të shkoj në kuotën e katër golave në kampionat ku ka edhe tre asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app