LAJMI I FUNDIT:

NTP “Shkup”, marrëveshje pa tender për 1.5 milion euro (Video)

NTP “Shkup”, marrëveshje pa tender për 1.5 milion euro (Video)

Në katër sy, pa tender, Ndërmarrja e Qarkullimit Publik në Shkup ka blerë naftë për autobusët e qytetit. Një milion e pesëqind mijë euro peshon marrëveshja që kjo kompani publike e ka nënshkruar me kompaninë ALOV nga Gjevgjelia. Mungesa e naftës ka qenë arsyeja se përse NQP-ja ka vendosur të veprojë në këtë mënyrë. Dy vjet më parë ata nënshkruan një marrëveshje me çka siguruan 15 milionë litra naftë, e cila u harxhua para se të skadojë kontrata prej 20 muajsh. Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të karburantit është njëra nga arsyet përse u miratua kjo metodë. Në ditë autobusët kinez dhe ukrainas harxhojnë rreth 24 mijë litra naftë.

”Kjo mungesë e “EURODIESEL BS” do të shkaktojë pengesa në funksionimin normal të transportit të udhëtarëve në transportin urban dhe periferik publik në të ardhmen, me çka do të pamundësohet ushtrimi i papenguar i detyrës primare të organit kontraktues. Në përputhje me rrethanat dhe duke pasur parasysh se organi kontraktues nuk duhet të lejojë që të jetë në gjendje që të mos mund ta kryejë normalisht detyrën e tij me çka do të pësonte dëm të konsiderueshëm ekonomik”, thuhet nga Byroja e Furnizimeve Publike.

Ndërmarrja e Qarkullimit Publik paralel me kontratën e nënshkruar për furnizimin e karburantit në katër sy në vlerë prej 1.5 milion, ka shpallur edhe një konkurs të ri për furnizimin e naftës për dy vitet e ardhshme. NQP planifikon të shpenzojë 13 milionë euro, 6.5 milion euro në vit për naftë për autobusët. Kjo ndërmarrje publike vitet e kaluar merrte subvencione edhe nga arka e qytetit. Vitin e kaluar me vendim të Këshillit të Qytetit NQP-së iu ndanë pothuajse 3,5 milion euro. Për vitin 2018, kryetari i ri i Shkupit, Peter Shilegov nga buxheti i qytetit ka ndarë të holla për subvencione për NQP-në. Janë paraparë gjysmë milion euro më shumë se vitin e kaluar ose një total prej 4 milion euro, nëse në NQP nuk ka të mjete./Alsat-M/Telegrafi/


https://www.youtube.com/watch?v=HQcd7ZM0_RM

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori