Chelsea e ka mposhtur Watfordin me shumë vështirësi në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier me rezultat 1-2.

Golin e vetëm në këtë takim për vendasit e shënoi Gerard Deulofeu (80’) nga penalltia, derisa për The Blues shënuan Tammy Abraham (5’) dhe Christian Pulisic (55’).


Chelsea ishte skuadër më e mirë për një nuancë, gjersa mori notën 6.97, ndërsa Watford u vlerësua me 6.48.

GettyImages 1185080274 Watford vs Chelsea (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Christian Pulisic ishte lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim, derisa mori notën 8.1 shkaku i golit të shënuar.

Në anën tjetër, sulmuesi i vendasve, Andre Gray kishte paraqitjen më të dobët, e që u vlerësua me 6.0.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

wa Notat e lojtarëve të Watfordit (Foto: WhoScored)

che Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/