Chelsea bëri një rikthim sensacional në ndeshjen kundër Southamptonit për të arkëtuar pikë të plota.

Dhe falë këtij rikthimi, paraqitja e Bluve është vlerësuar më shumë (7.10) se ajo e skuadrës nikoqire (6.63) për takimin e zhvilluar në St Mary's Stadium.


Eden Hazard ka marrë notën më të lartë në ndeshje (8.9), por që njeriu që ndryshoi gjithçka ishte Olivier Giroud (8.5), i cili u inkuadrua nga banka rezervë për t'i shënuar dy gola.

Nuk duhet harruar kontributi i Willian (8.0), i cili ishte i përfshirë në dy gola. Ndërkaq, Alvaro Morata (6.0) ka marrë notën më të ulët te mysafirët.

Portieri Alex McCarthy (6.0) dhe lojtarët e mbrojtjes së Southamptonit janë vlerësuar me nota të ulëta.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

sotuh (Foto: WhoScored)

chelsea1 (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app