Roma regjistroi humbjen e dytë sezonale në udhëtimin e vështirë te Parma që u tregua skuadër e fortë.
Paraqitja e vendasve ishte shumë më e mirë, ashtu që nota mesatare e tyre (7.15) është shumë më e lartë se ajo e Giallorossëve (6.57).
Golashënuesi Andreas Cornelius (8.6) ka marrë notën më të lartë në këtë ndeshje, derisa nga startuesit, Gervinho (5.9) nuk bëri paraqitje të mirë ndaj ish-skuadrës së tij.
Qendërmbrojtësi shqiptar, Kastriot Dermaku (7.4), është vlerësuar me notë të lartë, duke qenë skuadra e tij nuk pranoi gol në këtë takim.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/