Shqipëria ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Moldavisë në udhëtim, duke ‘prerë’ biletën e kualifikimit për në Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.
Goli i shënuar në minutën e 25-të nga Sokol Cikalleshi nga pika e bardhë e penalltisë, i dha avantazhin kuqezinjve në tokën moldave.
Moldavia arriti që të barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 87-të përmes Vladislav Baboglo, megjithatë kjo nuk ishte pengesë që Shqipëria të realizojë ‘ëndrrën’ e kualifikimit për herë të dytë në histori të saj.
Lojtari më i mirë për Shqipërinë doli të jetë Etrit Berisha që u notua me notën 7.8, ndërsa pas tij u vlerësuan Nedim Bajrami (7.5) dhe Taulant Seferi (7.5).
Më i dobëti në këtë përballje ishte Ioan Revenco i Moldavisë që mori notën 6.1.
Notat e lojtarëve të Moldavisë dhe Shqipërisë:
/Telegrafi/