Liverpooli ka marrë pikë të plota përballë Evertonit në Anfield, në derbin e Merseyside të vlefshëm për javën e 23-të në Ligën Premier.

Duke qenë skuadra fituese, vendasit kanë marrë notë mesatare dukshëm më të lartë në krahasim me rivalin lokal.


Asistuesi Trent Alexander-Arnold ka marrë notën më të lartë, i ndjekur nga asistuesi tjetër, Darwin Nunez dhe dy golashënuesit Mohamed Salah e Cody Gakpo.

Qendërmbrojtësi i ekipit vizitor, Conor Coady, ka marrë vlerësimin më të ulët në këtë sfidë.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Liverpool 2-0 Everton. /Telegrafi/

telegrafi sport app