LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia njofton se Haaland ka pësuar lëndim – tregon se sa do të mungojë

Norvegjia njofton se Haaland ka pësuar lëndim – tregon se sa do të mungojë

Erling Haaland është detyruar të tërhiqet nga skuadra e Norvegjisë pasi ka pasur një problem me ijë.

Sulmuesi 22-vjeçar është rikthyer te Manchester City, ku ka shënuar tetë gola në dy paraqitjet e tij të fundit, për teste të mëtejshme mbi lëndimin, të cilin Norvegjia thotë se e mori në fitoren 6-0 çerekfinale të FA Cup ndaj Burnleyt të shtunën.

Haaland do të humbasë dy ndeshjet hapëse të kombëtares së tij kualifikuese për Euro 2024 ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë dhe tani mund të përballet me një garë me kohën për t’u rikthyer për rifillimin e Ligës Premier kur Liverpooli të shkojë në Etihad Stadium më 1 prill, një ndeshje vendimtare për Cityn në garën për titull, pasi ata aktualisht janë tetë pikë prapa liderit Arsenal.


Lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola në një ndeshje të vetme në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola në një ndeshje të vetme në Ligën e Kampionëve

Në një deklaratë nga federata e Norvegjisë thuhej: “Erling Braut Haaland kishte disa dhimbje në ijë pas ndeshjes kundër Burnleyt”.

“Shpresuam që ky të ishte thjesht një shqetësim i vogël që do të kalonte të shtunën, por pasi bëri testet dhe ekzaminimet dje u bë e qartë se ai nuk do të mund të luajë në ndeshjet kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë”.

'Bomba' e PSG-së në verë: Haaland dhe dy yje të tjerë në Parc des Princes
Lexo po ashtu 'Bomba' e PSG-së në verë: Haaland dhe dy yje të tjerë në Parc des Princes

“Është më mirë që ai të kryejë disa ekzaminime mjekësore në klub, ka thënë mjekja e kombëtares Ola Sand”, thuhet më tej në komunikatën e tyre.

Norvegjia vazhdoi të thoshte se Haaland është i zhgënjyer që humbi në dy ndeshjet e para kualifikuese të kombëtares të tij, por shtoi se ata shpresojnë të shkëlqejnë pa atë në sulm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Ligat tjera
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori