LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia dëbon diplomatin “spiun” rus

Norvegjia dëbon diplomatin “spiun” rus

Norvegjia ka dëbuar një diplomat të shtetit rus pasi dyshohet se ka luajtur edhe rolin e spiunit.

Ministria e Jashtme e Norvegjisë konfirmoi gjatë ditës së sotme se kishte vendosur të dëbonte një diplomat rus pas arrestimit të fundit në Oslo të një qytetari norvegjez, i cili dyshohet për spiunazh, raporton reuters.

“Ai ka kryer veprime që janë të papajtueshme me rolin dhe statusin e një diplomati”, tha Trude Maaseide, transmeton Telegrafi.


Menaxhmenti i Rrezikut dhe Këshilli i Sigurimit të Cilësisë, DNV GL, konfirmoi se i dyshuari norvegjez ka punuar në njësinë e naftës dhe gazit, i specializuar në shtypjen 3D dhe teknologjinë e materialeve.

Policia e shtetit nordik njoftoi se burri norvegjez ishte i dyshuar për rrjedhje të paligjshme të informatave tek diplomati rus, i cili besohet të jetë oficer i inteligjencës.

Diplomati, i cili nuk u emërua, punoi në seksionin e tregtisë së ambasadës ruse në Oslo, u tha gazetarëve zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Maaseide. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Evropa
Iraku legalizon pedofilinë

Iraku legalizon pedofilinë

Azia

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori