Këngëtarja e popullarizuar, Nora Istrefi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor dhe jo vetëm. 

Këtë projekt ajo ka vendosur të sjell në bashkëpunim me këngëtarin nga Shqipëria, Irkenc Hyka.


Dhe siç duket xhirimet e kësaj kënge tashmë kanë nisur, teksa klipi është duke u xhiruar në Rugovë të Pejës.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e "Hotel Panorama", dhe ky videoklip do të realizohet nga "Imagine Films".

Protagonistja e këngës duket mjaft joshëse në fustanin e zi, gjersa nuk ka dyshim se do vjen unike edhe në klip.

Dyshja në fjalë kanë edhe një projekt së bashku në versionin audio të titulluar "Tymi i Dashnisë 2". /Telegrafi/