Noizy ka paralajmëruar bashkëpunimin e radhës që do të jetë me Loredana Zefin.
Dy artistët kanë shpërndarë fotografi në profilet respektive në rrjetet sociale për t’i njoftuar fansat në lidhje me duetin e tyre.
Kënga e re që do të vijë me videoklip do të lansohet më 17 qershor (e premte).
Rigels Rajku në dy javët e fundit i ka publikuar dy bashkëpunime, me Ardian Bujupin (“Aventura”) dhe Yll Limanin (“Alkool”), të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.
Në ndërkohë është në ardhje dueti me Xhensila Myrtezajn dhe tash bashkëpunimi i paralajmëruar me Loredanën. /Telegrafi/