Vozitja me shpejtësi të madhe në tunelin e Kalimashit tashmë është bërë sensacion.

Para disa javësh një i ri nga Shqipëria publikoi një video teksa voziste me shpejtësi prej 316 km/h duke tërhequr interesim të madh.


Më pas një tjetër i ri nga Kosova me Lamborghinin e tij regjistroi shpejtësi prej 329 km/h.

Vozitjen me shpejtësi të madhe në këtë tunel duket se e ka provuar edhe reperi nga Shqipëria, Noizy.

Një video e publikuar në rrjetet sociale e shfaq këngëtarin duke vozitur me shpejtësi të madhe, mirëpo videoja përfundon derisa shpejtësia është në rritje. /Telegrafi/