LAJMI I FUNDIT:

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Gjesti tashmë po pëlqehet jashtëzakonisht shumë dhe po merr përkrahje nga emra të mëdhenj të skenës.

Ai e ka përmendur disa herë në shtëpi Noizyn, duke thënë se nëse do të merrte një dron nga ai do të ‘kryhej çdo gjë’.

E së fundmi, Rigels Rajku (emri i vërtetë) ka dërguar një dron për banorin në shtëpinë e famshme.


Foto: Screenshot/TikTok

Me të parë këtë, konkurrenti nga Kosova u gëzua tejet shumë dhe filloi të bërtiste.

“Dhuratë për Gjestin. Albumi ‘Icon’ 1 maj”, shkruhet në të.

Amber, Jozi e G Bani në krah të Gjestit me rikthimin në Big Brother VIP
Lexo po ashtu Amber, Jozi e G Bani në krah të Gjestit me rikthimin në Big Brother VIP

Noizy me këtë rast ka treguar edhe për albumin e fundit që do të sjellë sa i përket karrierës së tij muzikore.

Sidoqoftë, Gjesti po vazhdon të thyej rekorde e të jetë i preferuari i publikut. /Telegrafi/