Ismail Kadare me romanin e tij “Pallati i ëndrrave”, është sërish një nga emrat më të diskutuar në listën e ngushtë të çmimeve Nobel për Letërsinë. Ky roman që shpreh sintezën e instalimit të diktaturës me një stil të përsosur metaforik, u botua për herë të parë më 1981 me titullin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”.
Edhe këtë vit, siç ka ndodhur gjithmonë, të pasionuarit bastexhinj të letërsisë, nuk e humbasin shpresën për fitoren e Ismail Kadaresë, duke e renditur herë në krye të listës e herë më mesin e saj, po kurrë në fund, si dhe të bashkërenditur me emra të mëdhenj që ende s’e kanë prekur Nobelin, ndërsa kanë qëndruar me vite të tëra në pritje.
Shpresat e bastexhinjve për fituesin e Nobelit qëndrojnë vazhdimisht tek shkrimtari japonez Haruki Murakami, Milan Kundera, Adonis, Ismail Kadare etj., ndërsa kësaj liste i janë shtuar tashmë edhe emrat e reklamuar muajve të fundit, së shumti në disa media britanike dhe norvegjeze, siç janë Margaret Atwood, Olga Tokarczuk apo Anne Carson, ku kjo e fundit qëndron në krye të listës së basteve pas një publiciteti të ditëve të fundit që i është bërë në mediat suedeze.
“Dashamirës të letërsisë të pasionuar pas lojërave të fatit kudo në botë, gëzohuni! Shanset tuaja për të prekur fituesin e çmimit më prestigjioz në letërsi janë dyfishuar vetëm për këtë vit”, shkruan jo pa njëfarë ironie shkrimtari dhe gazetari irlandez, Dan Sheehan. Ai i referohet faktit se këtë vit për herë të parë pritet të ketë dy fitues të Nobelit që do të jepen përkatësisht për vitin 2018 dhe 2019 pas pezullimit të lauerimit një vit më parë me shkak skandalin seksual.
Çfarë ndodh në të vërtetë me parashikimet e të pasionuarëve të letërsisë në lojërat e fatit dhe çfarë supozohet të ndodhë brenda mureve enigmatike të Akademisë Suedeze të Nobelit?
Pasi publikon listën e ngushtë të pikëve që janë marrë nga bastet, mes tyre edhe shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, Ed Sheehan shkruan për historinë e pritjeve të gjata nga autorët e shquar të Nobelit në Literary Hub, një ueb-faqe e përditshme letrare që përqendrohet në letërsinë fiction dhe jo-fiction. Ndërsa vë theksin mbi dy autorë të njohur si Milan Kundera dhe Ismail Kadare, shkrimtari dhe gazetari Ed Sheehan, shprehet se Nobeli është i paparishikueshëm dhe satirizon sajesat publicitare të shtëpive botuese ose qëndrimet nacionaliste në reklamimin paraparak që iu bëhet autorëve si me gjasë janë shumë afër Nobelit.
Një nga kriteret e përzgjedhjes së Nobelit pas listës së ngushtë është se përveç jurisë caktohen (telefonohen) edhe gjashtë anëtarë të orëve të fundit për votim, gjë që e bën të rrëshqitshëm këtë çmim kundrejt pritshmërisë së publikut apo edhe atyre që kapen pas etheve të lojërave të fatit. Dihet që Akademia suedeze e Nobelit nuk zbardh në faqen e saj zyrtare asnjë fazë paraprake të procesit të votimit. Pritet vetëm data 10 tetor, kur të mësojmë se cilët janë dy autorët fitues të çmimeve Nobel për letërsinë për 2018 dhe 2019-n.
Kandidatët për Nobel dhe renditja në listën e basteve është si më poshtë:
Anne Carson 4/1
Maryse Condé 5/1
Can Xue 8/1
Haruki Murakami 8/1
Lyudmila Ulitskaya 8/1
Ngugi Ëa Thiong’o 8/1
Margaret Atëood 10/1
Marilynne Robinson 10/1
Olga Tokarczuk 10/1
Péter Nádas 10/1
Adunis 14/1
Gerald Murnane 14/1
Mircea Cartarescu 14/1
Ya Hua 14/1
Ismail Kadaré 17/1
Javier Marías 20/1
Jon Fosse 20/1
László Krasznahorkai 20/1
Milan Kundera 20/1
Peter Handke 20/1
Yoko Taëada 20/1
César Aira 25/1
Yang Lian 25/1
Ko Un 33/1
Ernesto Cardenal 50/1
George R. R. Martin 250/1
/Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Fotografi i panjohur dhe i harruar i Kolonjës: “Hëmbëltore, orëndreqës dhe fotografia”!
Legjenda e anijes fantazmë: “Holandezi Fluturues”!
Franz Kafka ose ankthi ekzistencial
Dhjetë rastet kur Bob Dylan ishte figura më bezdisëse në skenën e rokut
Karnavalet, origjina dhe domethënia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri