Fondacioni Nobel ka anuluar vendimin për ta ftuar Rusinë, Bjellorusinë dhe Iranin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të këtij viti në Stokholm të Suedisë.
“Ne u përgjigjemi reagimeve të forta në Suedi”, tha fondacioni, transmeton Telegrafi.
Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia nuk u ftuan vitin e kaluar pas pushtimit rus të Ukrainës, derisa Irani mbeti jashtë për shkak çështjeve të të drejtave të njeriut.
Ukraina e kishte kritikuar vendimin e këtij viti dhe e mirëpriti anulimin e vendimit të shtunës si “një fitore për humanizmin”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve mbahet në Stokholm më 10 dhjetor – në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit, njeriut që themeloi fondin.
Atje, mbreti i Suedisë nderon laureatët në fusha duke përfshirë mjekësinë, fizikën, letërsinë dhe ekonominë. Ceremonia e ndarjes së çmimit Nobel për Paqe mbahet në të njëjtën ditë në kryeqytetin norvegjez, Oslo. /Telegrafi/