Një institucion i cili zhvillon udhëzues kombëtar për arsimin dhe ka mandat për avancimin e kërkimit shkencor dhe të ekosistemit të inovacionit, duhet të ketë një themel të fortë. Një fondacion i ndërtuar mbi mjetet, burimet, politikat dhe rregulloret që vendosin standarde të larta ligjore dhe etike, dhe i cili miraton strategji që pajisin stafin e tij me shkathtësitë e nevojshme, si dhe i fuqizon qytetarët përmes angazhimit strategjik.
Puna e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit duhet të monitorohet dhe vlerësohet rregullisht në mënyrë që politikëbërësit, edukatorët, studiuesit, inovatorët dhe publiku të kuptojnë se si funksionon institucioni, si ndikon në jetën e tyre dhe si mund të përmirësohet për t’i shërbyer më mirë nevojave të shoqërisë dhe ekonomisë së vendit, thekson Open Data Kosova.
Një punë e tillë kryhet çdo vit nga Open Data Kosova përmes një metodologjie të bazuar në katër parime udhëzuese. Parimet në fjalë, përkatësisht transparenca, qasja, integriteti dhe ndërgjegjësimi, përbëjnë bazën për vlerësimin e të dhënave me burim nga Indeksi i të Hapurit Rajonal, një mjet që mat shkallën në të cilën institucionet në Ballkanin Perëndimor janë të hapura ndaj qytetarëve dhe shoqërisë.
Sipas të gjeturave të vlerësimit në vitin 2022, Ministria shfaq një qëndrim pozitiv ndaj përgjegjshmërisë dhe transparencës brenda Ministrisë për sa i përket qasjes në informacion. Ligji për Qasje në Dokumente Publike thotë se çdo institucion publik duhet të caktojë një individ përgjegjës për të përpunuar rregullisht kërkesat e marra për lirinë e informimit brenda një afati të arsyeshëm kohor dhe të vendosë një adresë elektronike zyrtare ekskluzivisht për komunikim publik. Sipas një ankete me zyrtarë të MASHTI-t në vitin 2022, nga 48 kërkesa për qasje të lirë në informacion 47 prej tyre janë pranuar dhe u është dhënë përgjigje, duke shfaqur një trend pozitiv drejt përgjegjshmërisë dhe transparencës brenda Ministrisë.
Një aspekt tjetër pozitiv që doli nga anketa është se janë organizuar konsultime publike për tre projektligje. Përkatësisht, Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, Projektligji për Tekste Shkollore dhe Projektligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës. Për më tepër, të dhënat dhe dokumentet e mbledhura nga këto konsultime publike janë vënë në dispozicion të publikut, duke demonstruar një përkushtim për transparencë në procesin legjislativ.
Për më tepër, raportet dhe vlerësimet që rrjedhin nga këto konsultime publike janë publikuar gjithashtu, duke treguar një përpjekje për të ofruar informacion të plotë në lidhje me rezultatet dhe reagimet e marra gjatë proceseve të konsultimit. Kjo transparencë në ndarjen e rezultateve të konsultimeve thekson angazhimin e MASHTI-t për t’u angazhuar me palët e interesit dhe për të inkorporuar kontributin e tyre në kornizën legjislative.
Megjithatë, Ministria ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në mënyrë që të përforcojë përkushtimin e saj duke krijuar llogaridhënie të qartë institucionale dhe për ta bërë këtë në mënyrë konsistente. Aktualisht MASHTI-t i mungon publikimi i kodit të mirësjelljes së zyrtarëve të saj në ueb-faqen e saj ose një lidhje me rregulloren për kodin e mirësjelljes së nëpunësve civil të Republikës së Kosovës, e cila gjendet në gazetën zyrtare të vendit.
Kjo mungesë thekson domosdoshmërinë që MASHTI të miratojë masa etike proaktive të raportimit, duke përfshirë krijimin e protokolleve që përcaktojnë sjelljen e duhur për grupe të ndryshme siç janë liderët e zgjedhur (ministri dhe kabineti i tij), stafi politik dhe nëpunësit publikë. Në Kosovë, zyrtarët shtetërorë janë të mandatuar të deklarojnë pronën, pasurinë, të ardhurat dhe borxhet e tyre, me informacion të detajuar që janë në dispozicion për deputetët e Kuvendit. Megjithatë, qasja në detajet e deklaratës së pasurisë kërkon një kërkesë formale në përputhje me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Një zyrtar i trajnuar rregullisht dhe në mënyrën e duhur është një tregues se një institucion merr seriozisht masat e integritetit. Trajnimi për tema që lidhen me aktivitetet e lobimit, konfliktin e interesit, përpjekjet kundër korrupsionit si dhe sinjalizimin janë të nevojshme pasi që ato i pajisin zyrtarët me njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive parregullsive dhe për të mbështetur standardet e larta etike në detyrat e tyre, duke kontribuar kështu në integritetin dhe transparencën e operacioneve të MASHTI-t.
Përveç kësaj, Kosovës aktualisht i mungojnë ligjet që rregullojnë çështjen e lobistëve dhe aktivitetet e tyre, të cilat mund të forcojnë mbrojtjen e interesit publik. Legjislacioni që rregullon çështjen e lobimit rrit transparencën në sektorin publik dhe rregullon ndërveprimet ndërmjet grupeve të interesit, lobistëve, zyrtarëve publikë dhe politikanëve. Vendosja e rregulloreve të qarta për çështjen e lobimit është thelbësore në forcimin e llogaridhënies, forcimin e kornizës ligjore për të luftuar korrupsionin dhe rritjen e efikasitetit të administratës shtetërore.
Të dhënat e hapura dhe transparenca institucionale nuk janë vetëm çështje e mirëqeverisjes në vetvete, por edhe çështje besimi mes shtetit dhe qytetarëve. Ndërtimi i besimit është cilësia më e rëndësishme që mund të ketë një institucion dhe është një investim për përfitime të qëndrueshme. Nuk duhet të supozohet që një besim i tillë të jetë ndërtuar në ajër, por të kultivohet përmes punës këmbëngulëse përbrenda. Do të thotë që institucioni siguron mjetet, burimet, politikat dhe rregulloret që vendosin standarde të larta ligjore dhe etike, dhe miraton strategji që pajisin stafin e tij me shkathtësitë e nevojshme, si dhe fuqizon qytetarët përmes angazhimit strategjik.
Në një studim gjithëpërfshirës, Open Data Kosovo dhe UBO Consulting, intervistuan rreth 1306 qytetarë nga gjini, përkatësi etnike, vendbanim dhe prejardhje familjare me të ardhurave të ndryshme. Anketa kishte për qëllim të vlerësonte këndvështrimin e qytetarëve për reagimin e MASHTI-të ndaj shqetësimeve të tyre dhe aftësinë e tyre të perceptuar për të kontribuar në aktivitetet e saj. Sipas gjetjeve të hulumtimit, vetëm 33.9% e të anketuarve besojnë se mund të japin një kontribut pozitiv. Gjithashtu, 29.2% janë shprehur të kënaqur me performancën e institucionit, ndërsa 5.7% janë shprehur shumë të kënaqur.
Qasja në dituri është një e drejtë themelore e njeriut, prandaj institucioni qendror për ta bërë të prekshme këtë të drejtë duhet të ketë një bazë solide. Një kulturë transparente institucionale reflekton me informacione dhe dokumente të publikuara në faqen e saj të internetit në formate të hapura (Microsoft Excel ose Word), duke u siguruar që mësuesit, studentët, qytetarët dhe palët e interesit t’i qasen dhe t’i shfrytëzojnë lehtësisht ato.
Angazhimi i qytetarëve në punën e një institucioni është një tregues kyç i gatishmërisë së atij institucioni për të provuar vendimmarrjen e drejtuar nga të informuarit. Prandaj, MASHTI duhet të punojë më tej në zhvillimin marrëdhënieve më të mira me publikun si dhe të njohë kontributin e vyer të shoqërisë civile, duke përfshirë OJQ-të dhe sinjalizuesit.
Angazhimi i Ministrisë për integritet dhe sjellje etike pa plane apo masa konkrete është vënë në pikëpyetje nga ana e publikut. Zhvillimi dhe publikimi i një plani integriteti ose i një politike të brendshme kundër korrupsionit që përshkruan masat për parandalimin e korrupsionit dhe sjelljeve joetike brenda MASHTI-t, është i nevojshëm për të përforcuar angazhimin e Ministrisë në këtë drejtim.
Masat e brendshme si dhe angazhimi aktiv dhe strategjik i qytetarëve do t’i mundësojnë MASHTI-t të fuqizojë edhe më shumë besimin ndaj qytetarëve dhe palëve të interesit. Si parim themelor, besimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë do t’u mundësojë të gjitha palëve të përfitojnë më shumë nga qeverisja e hapur, veçanërisht nga një institucion që mbështet dhe promovon përvetësimin e diturisë/njohurive. /Shqipe Gjocaj/Open Data Kosovo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje