Ermir Gjinishi
Nëse gjeografia i bën popujt fqinj, politika mund t’i bëjë miq. Por, historia është ajo që i bën krenare. Mënyra më efektive për të shkatërruar njerëzit, është të mohosh dhe të zhdukësh historinë e tyre, thotë George Orwell. Kujtesa dhe njohja është terapia e duhur për të dalë nga kurthi i enturazhit që dikush kërkon të tresë historinë tonë në acidin mitiko-ideologjik të botoksit ballkanas. Të njohësh veten është investimi intelektual më dinjitoz, para se t’i kërkosh dikujt të të njohë ty.
Marrëdhënia jonë me Evropën i kapërcen kufijtë e fqinjësisë dhe miqësisë. Shqiptarët janë kontribuues në qytetërimin e tyre evropian. Në historinë shqiptare janë të dokumentuara lidhjet e hershme me Perandorinë Romake dhe me Papatin. Janë shumë perandorë ilirë të ulur në fronin romak që nga shekulli III deri në shekullin VI. Sipas enciklopedisë italiane, në historinë e papëve të Vatikanit kanë qenë plot shtatë papë me origjinë ilire dhe shqiptare. Krishterimi, besimi i parë monoteist në Evropë, prezent në trojet ilire që nga brezi i parë i apostujve, vulosi statusin e krishterimit shqiptar si identitet apostolik në dëshminë e Shën Palit: “… e kam shpallur plotësisht ungjillin e Krishtit, nga Jerusalemi e përqark deri në Iliri”. Ndërsa, Shën Asti, peshkopi i parë i Durrësit, në vitin 98 ishte martiri i parë shqiptar i krishterimit.
Në fund të viteve ‘80-të të shekullit të kaluar, dikush nga përtej Adriatikut diti të bashkojë lutjen me kujtesën historike për një popull “të harruar” në mes të Evropës. Mesazhi i Papa Gjon Palit më 5 tetor 1980, nga brigjet përtej Adriatikut – kur dënoi persekutimin e besimtarëve dhe qytetarëve të pafajshëm në Shqipërinë komuniste – ishte preludi i kujtesës së dhimbshme për një popull që për pak kohë politika e bëri armik me historinë e tij, dhe fillimi i funebrit të një sistemi të vetëdënuar me eutanazi historike. In memoriam: vizita historike e Papa Vojtilës (Papa Gjon Pali II) në Shqipëri me 25 prill 1993, shkundi nga pluhuri i izolimit hiret e shpirtit shqiptar nën lutjen kumbuese: “T’i ndriçoftë hapat e tu dashuria për familjen, shpirti i vëllazërimit, mikpritja ndaj të huajit dhe vetitë që e dallojnë popullin tuaj, veti këto që përbëjnë pasurinë më të çmuar shekullore shqiptare”. Ndërsa. Papa Françesku, evropianizmin shqiptar e shënjoi me kulturën e hershme të bashkëjetesës fetare.
Shqiptarët kujtojnë me nderim të veçantë Papa Vojtilën dhe mesazhet e tij në mbështetje të Kosovës. “Paqe në Kosovë; i përbuzur dhe i dëbuar është Krishti në njeriun e munduar e të vrarë në luftën e Kosovës dhe kudo që ngadhënjen kultura e vdekjes; mendoj posaçërisht për banorët e Kosovës ku dhuna dhe kushtet e jetesës të popullsisë vijojnë të bëhen gjithnjë më dramatike; bashkësia ndërkombëtare duhet t’i japë sa më shpejt ndihmën e vet Kosovës; Të respektohet historia dhe e drejta e Kosovës”. Këto janë vetëm një pjesëz e skedës së gjatë të fjalimeve që Papa Vojtila ia dedikoi Kosovës në vitet e mundimshme 1998-1999.
Marrëdhëniet e shqiptarëve me Vatikanin janë shumë miqësore. Të gjithë presidentët e kryeministrat e Shqipërisë e Kosovës kanë vizituar Vatikanin dhe janë takuar me Papën. Por, vizita e presidentit Bajram Begaj në fillim të këtij muaji pati një veçori. Ai është i pari president shqiptar që kërkon njohjen e Kosovës.
Njohja e Kosovës nga Vatikani do të ishte një hap i pazëvendësueshëm për Kosovën. Vatikani përveçse është shtet, është institucioni fetar më i madh global me ndikim të madh, sidomos në shtetet me mazhorancë katolike. Nëse Vatikani njeh Kosovën, hapet mundësia për të paktën 20 njohje të reja. Ajo do të vinte me pozita imponuese Spanjën dhe Sllovakinë, dy shtete të BE-së të cilat akoma nuk e kanë njohur. Shtetet e Amerikës Latine, ku Serbia dhe Rusia me diplomacinë e tyre kanë bllokuar njohjet, do orientonin qasjet drejt njohjes.
Njohja do t’i hiqte aleancës ruso-serbe një nga pseudo argumentet e tyre më absurde. Frymëzimi fetar i agresionit diplomatik serb ndaj Kosovës, bazuar në faktin se shumica shqiptare i përket besimit islam, do të pësonte disfatën më të rëndë. Me njohjen e Kosovës do t’i hapej rruga Kishës Katolike të Kosovës për marrëveshje me shtetin e Kosovës, njëlloj si Kisha Katolike në Itali dhe në Shqipëri. Ky do të ishte precedenti juridik dhe kushtetues për bashkësitë e tjera fetare, përfshirë Kishën Ortodokse serbe në Kosovë, të përmbyllin kornizën ligjore të funksionimit të tyre si ente autonome brenda shtetit që i përkasin. Do të zgjidhte ligjërisht, njëherë e përgjithmonë, statusin e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë, të cilin Serbia e përdor si kalin e Trojës.
Kjo njohje do të ndihmonte ndjeshëm dialogun Beograd-Prishtinë, duke i hequr Serbisë mundësinë e abuzimit me një nga pikat më të nxehta të tij, manastiret. Njohja do t’i jepte tjetër frymëmarrje dialogut dhe do të shkurtonte distancën e njohjes reciproke mes Serbisë dhe Kosovës. Ajo do të kontribuonte jo vetëm në natyralizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi por edhe në paqen e stabilitetin e rajonit.
Hapja e këtij kapitulli nga presidenti Begaj, mesa duket një nga nismat kryesore politike të mandatit të tij, do të mbetet në histori si një nga aktet më kombëtare dhe historike të një presidenti shqiptar. Ajo meriton të gjitha energjitë dhe përkushtimin e aktorëve ndikues për t’u përmbyllur. Është çështja e të gjitha çështjeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi