LAJMI I FUNDIT:

Njohja e Kosovës, në rend dite të Presidencës boshnjake më 17 shtator

Njohja e Kosovës, në rend dite të Presidencës boshnjake më 17 shtator

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, ka mbajtur një konferencë për media në pjesën lindore të Sarajevës pas takimit me Matthew Palmerin, të deleguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, ku komentoi edhe paralajmërimin e Presidencës pasi në rend të ditës do të jenë disa pika interesante që pritet të shtjellohen.

Kujtojmë që anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiq, ka kërkuar që në rend të ditës të futet edhe tema e pranimit të Kosovës, që sipas Dodik është një e drejtë legjitime e anëtarëve të Presidencës, transmeton Telegrafi.“Unë do të votojë kundër dhe do të kërkoj të mbrohen interesat vitale. Bosnja tani nuk ka ndonjë vendim për pranimin apo mospranimin, dhe është një mundësi e mirë që të merret ndonjë vendim. Nëse Bosnja nuk e njeh Kosovën, atëherë është obligim i të gjithëve në Bosnje të tregojnë se si ne nuk e njohim Kosovën. Falënderoj Komshiqin që ka propozuar këtë pikë për rend dite. Është e rëndësishme të definojmë disa gjëra”, ka shtuar Dodik.

Seanca e radhës e Presidencës së Bosnjës do të mbahet më 17 shtator, ndërsa pikë e rendit të ditës pritet të jetë edhe çështja e njohjes së Kosovës.


Ai gjithashtu ka bërë të ditur se pritet të diskutojnë për Mini-Shengenin, dhe zhvendosjen e ambasadës së Bosnjës në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

“Bosnja do të duhej ta bënte këtë për përpjekjet e vendeve tjera por edhe për miqësinë me Izraelin”, ka shtuar Dodik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori