LAJMI I FUNDIT:

Njohja e diplomave, studentët turq në Maqedoni janë të shokuar (Video)

Njohja e diplomave, studentët turq në Maqedoni janë të shokuar (Video)
group of multiracial graduates holding diploma

Studentët nga Turqia që studiojnë në Maqedoni janë të shokuar pas vendimit të Ankarasë për të shfuqizuar marrëveshjen mes dy vendeve, për njohjen e diplomave në të gjitha nivelet arsimore.

I riu turk Fatih Durmaz, i cili është viti tretë në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup për Alsat M thotë se askush nuk i ka informuar studentët se çfarë po ndodh.

“Unë jam nga Turqia, studioj këtu mjekësi të përgjithshme. Kam lexuar lajmin në internet, ne jemi të shqetësuar, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Jemi të habitur të gjithë studentët”, tha Fatih Durmaz, student nga Turqia në Maqedoni.


Vendimin e autoriteteve turke e nënshkroi presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe i njëjti hyn në fuqi më 11 shkurt. Në të thuhet se marrëveshja e nënshkruar në vitin 1998 për njohjen ndërshtetërore të diplomave për arsimin e mesëm dhe të lartë, masterit dhe të doktoratursë shfuqizohen.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup thonë se bëhet fjalë, vetëm për ndryshimin e një mase ligjore, duke shpjeguar se është shfuqizuar marrëveshja dypalëshe midis dy vendeve dhe se nga tani e tutje diplomat do të njihen sipas Konventës së Lisbonës – një marrëveshje shumëpalëshe që e rregullon njohjen e diplomave të arsimit të lartë në Evropë.

MPJ nuk ka sqaruar nëse kjo do të zbatohet edhe për diplomat e shkollave të mesme dhe do të aplikohet vetëm për diplomat universitare, pasi Konventa e Lisbonës mbulon vetëm çështjet e njohjes së arsimit të lartë./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=BTiPs-5ybYE

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori