Paralajmërimi i Qeverisë për rritje të pagave në sektorin publik nga janari i vitit të ardhshëm po konsiderohet se po realizohet për fushatë zgjedhore. Kështu vlerësojnë njohës të ekonomisë, të cilët theksojnë se kjo rritje është e ‘pamjaftueshme dhe e dështuar’.
Të njëjtit këtë rritje të pagave e quajnë të dështuar, pasi siç thonë ata “nuk kanë një planifikim makroekonomik të ndarjes buxhetore të drejtë, dhe ndarje buxhetore kundrejt vlerave dhe rritjeve të shpenzimit”.
Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj thotë për KosovaPress se kjo rritje e pagave është e pasinqertë, pasi po vije në kohën e zgjedhjeve.
“Një rritje e pagave nga ana e Qeverisë, vlerësoj se është shumë e pasinqertë, për faktin se kjo rritje duhet t’i kujtohet qeverisë së është tipik në kohën e zgjedhjeve, për faktin se tanimë dihet data e zgjedhjeve. Ndërsa, gjatë gjithë mandatit ishte aq shumë koprrace dhe në fakt injoronte çdo kërkesë të gjithë sindikatave dhe mund të citojmë kryeministrin aktual kur injoronte kërkesat e sindikatës së arsimit, që është shprehur në atë mënyrë ‘mi jep 100 euro’. Ndërsa sot e ka hapur kuletën e shtetit. Çdo ditë dhe çdo muaj po tenton t’i rrisë pagat duke përfituar për interes politik dhe të fuqizimit të subjektit politik aktual. Por, duhet të kenë të qartë që kjo qeveri me këtë rritje të pagave nuk ka menduar edhe faktorin tjetër ekonomik, që do të nxitë inflacionin ekonomik, sepse bizneset më të nuhatur fuqizimin e pagës, tentojnë t’i rrisin pagat, dhe në këtë drejtim, do të përfitojë politikisht qeveria aktuale, ekonomikisht do të përftojnë bizneset, ndërsa qytetari sërish nuk do të mund të blejë diçka më shumë, por ato çka i merr do t’i shpenzojë në shportën e konsumit”, thotë Kadriaj.
Edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Adem Qorrolli konsideron se është një dështim i këtyre institucioneve që nuk kanë planifikim makroekonomik të ndarjes buxhetore të drejtë.
“Parashohim një rritje të koeficientit kundrejt shpenzimeve, kundrejt rritjeve, taksave shtetërore dhe rritjes së çmimeve dhe të konsumit. Mund të them se është edhe një dështim i këtyre institucioneve që nuk kanë një planifikim makroekonomik të ndarjes buxhetore të drejtë, dhe ndarje buxhetore kundrejt vlerave dhe rritjeve të shpenzimit. Është edhe një paradoks i shkallëve tatimore, sepse më nuk e kemi shkallen tatimore me 4 për qind, dhe tashmë këto të hyra kur goditen edhe me 8 për qind, kjo vlerë do të ulet gradualisht edhe në taksat apo pagat e shërbyeseve civil. Tashmë kur kemi edhe një rritje të tatimit në pronë prej 110 apo 210 për qind për biznese, dhe rritjes së energjisë elektrike të vazhdueshme, besoj se kjo është ofenduese për çdo shërbyes civil, nuk është ajo e kënaqshmja dhe e pritshmja, por nuk është as edhe e mjaftueshmja, dëshirueshmja, të paktën për të mbijetuar dinjitetshëm. Kështu, me shkatërrimin e sektorit privat, tashmë po kalohet në institucionet shtetërore, dhe kjo është emergjente dhe e relativisht e rrezikshme për vendin”, thotë Qorrolli.
Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga janari i vitit të ardhshëm të rris pagat për punonjësit e sektorit publikë për 55 euro në muaj, ndërsa nga korriku do të ketë rritje për 110 euro.
Nga kjo rritje do të përfitojnë, mësuesit, policët, infermierët, ushtarët dhe zjarrfikësit.
Sipas prezantimit të tabelës, mësuesit aktualisht kanë 616 euro pagën bazë, ndërkaq me rritje do të marrin 726 euro.
Policët nga 550 euro do të marrin 660 euro, infermierët nga 605 do të marrin 715 euro, zjarrfikësit nga 550 euro do të marrin 660 euro dhe ushtarët nga 616 euro do të marrin 726 euro.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se buxheti i planifikuar për vitin 2025 është 3.6 miliardë euro. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje